Ylli Lalo

Intime
Deti u drodh një çast,
i teri u rënqeth deri në zbaticë
Dielli mbi re uli sytë ngadalë,
veç Zoti e sheh këtë flirt
Mbi shputat zhveshur një kurm i tërë,
gati te derdhet ne lakuriqësi
Është ora e detit
kur veten e mbyte vetë,
nën rrobën e hollë
me shallin e zi.