Ylli Lalo:”Psikoanalizës”


“Psikoanalizës”.

…Jo, ata…vecanerishte janë shume të prirur të tregohen të mençur.

Dhe mençurinë e kërkojnë

tek te shprehurit e diçkaje të veçante,

diçkaje ndryshe nga bashkëbiseduesit.

Ata e kërkojnë tërheqjen e vëmendjes tek e kundërta,

tek kundërshtia që bejne,

apo tek e fshehta,

tek konspirativja.

Kjo i bënë ata të ndihen si të dijshëm “autoritar” mes grupit.

Kështu ata i bien shkurt drejte të qenit tërheqës, drejtë të berit person publik…

dhe,

edhe pse me sy të mbyllura,

pra edhe pse te “verbër” për çfarë thonë, ata besojnë se tërheqin vëmendjen dhe habinë e njerëzve për “mençurinë” e tyre.

Ata ndihen “frikshëm” të mençur dhe janë gati të kalojnë në “revolucion” për të marr autoritet intelektual dhe dijeshmerie

dhe njëherazi PUSHTET.

Nëse kjo çfarë përcolla ju “imazhone” njerëz të veçantë

apo grupe, shtresa, breza njerëzish, atëherë….

janë pikërisht ATA. 😏

***

About Post Author