Ylli M. Dilo-Ambasador‭ë‬t e kombit ton‭ë‬ në‬ diaspor‭ë‬, Qemal dhe Kozeta Zylo


‭Nga Ylli M. Dilo ‬

V‭lerat universale të qytetërimit perëndimor gërshetuar me mbajtjen gjallë dhe ‬ forcimin e ndjenjës kombëtare janë mbrujtur në mënyrë ideale në kontributin e shquar të çiftit Zylo. Si një jehonë që valëvitet në hapësirë, tingujt e TV “Alba Life”, mbushin me optimizëm zemrat e gjithë shqiptarëve në Diasporë dhe kudo në Atdhe. Mesuese Kozeta dhe Ing. Qemali të përkushtuarit dhe të palodhurit, janë dy themeluesit dhe producenët e TV “Alba Life” dhe të Shkollave Shqipe me të njëjtin emër në SH.B.A. të cilat për 15 vjet rresht japin kontributin e tyre të çmuar. Familja Zylo në New York dhe më gjërë për aktivitetin e saj kulturor dhe patriotik i ka kaluar caqet e Ambasadorit te Kombit. Ku e ka burimin kjo veprimtari e shquar? Kanti dhe Schelling në filozofinë e tyre na mësojnë se qartesia e mendimit dhe energjia e vullnetit janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Ky çift model intelektualësh mbështetur në këtë bindje filozofike ka arritur rezultatet e kësaj drite vezulluese që percjellë kulturë, mirësi, dlirësi dhe patriotizëm. Besimi se çdo majë mund të arrihet, e ka bërë këtë çift të bekuar.

Pak dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre Kozeta u lind në Mezhgoran, Tepelenë nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni. Pas mbarimit të Universitetit, dega Gjuhë-Letërsi punoi 20 vjet mësuese në gjimnazet e Tiranës. Në Shkurt 1997 emigroi në SH.B.A. bashkë me familjen e saj: Ing. Qemal Zylo dhe dy vajzat. Vazhdoi kualifikimet pas-universitare. Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology”. Vazhdon të punojë në programin e Autizmit në shkollën e mesme “Susan E. Wagner” në Staten Island. Është Autore e mbi 8 librave në poezi, proze, kritikë, esse, reportazhe dhe studime me vlerë. Ka gati për botim gjithashtu dhe dy libra të tjerë. Shkrimet e saj botohen në gazetat “Illyria” dhe “Dielli” si dhe shumë gazeta të tjera. Libri i saj “Diaspora si krah shqiponje” ka zenë vend në Bibliotekën e Kongresit Amerikan si dhe në Bibliotekat në Manhattan e Brooklyn NY, të cilat janë Bibliotekat më të mëdha në U.S.A. Kijimtaria e Znj. Zylo ka tërhequr vemendjen dhe ka marrë vlerësime nga personalitete të larta të kulturës kombëtare si: Ismail Kadare, Prof.Petter Prifti, Prof. Sami Repishti, shkrimtari i shquar Agim Shehu, Helena Kadare, Dr. Gjeke Marinaj, etj. Çifti Zylo është vleresuar nga Presidenti i Republikës së Shqip‭ë‬ris‭ë‬ me titullin “KALORËSI I URDHRIT TË FLAMURIT”. Zonja Zylo ‭ë‬sht‭ë‬ vler‭ë‬suar nga organizata e gruas shqiptaro amerikane “Motrat Qiriazi” me çmimin e lartë “Gruaja e Vitit 2022”. Ing. Qemal Zylo ka punuar pedagog në “Globe Institute of Technology”, Manhattan, ka qenë shef i Katedrës në Akademinë Ushtarake dhe ka dhënë mësim në lëndët inxhinierike Tiranë. Ata vazhdojnë me sukses prej 15 vite drejtimin e shkollave shqip ne gjithe Nju Jorkun dhe në Online si dhe TV ”Alba Life”. Mësimi ne Online është një nga metodat që përdorin atje ku nuk ekziston mundesia e hapjes së shkollave. Ju urojm‭ë‬ suksese Ambasador‭ë‬ve të Kombit ton‭ë ‬, çiftit Kozeta dhe Qemal Zylo! 20 tetor, 2022 Sheper, Shqipëri Bashkangjitur kini dhe dy foto

About Post Author