Ylli M. Dilo &Eduard M. Dilo-NË KËRKIM TË ARMËVE TË ÇELO PICARIT


NË KËRKIM TË ARMËVE TË ÇELO PICARIT

Nga Ylli M. Dilo &Eduard M. Dilo

ÇELO PICARI ky trim shqipëtar që në historinë e kombit tonë ka marrë përmasat e një legjende, jeton dhe do të jetojë në kujtesën kombëtare ndër shekuj.

Populli e përjetësoi në këngë: “Çelo Picari o burrë Lufton me Sulltan Mahmunë …” Rruga që të shpie për në Picarin e Vjetër ( fshati ku u lind dhe jetoi Çelua) është e shtruar me kalldrëm dhe thirret dhe sot e kësaj dite “ kalldrëmi i Çelos”. Në atë rrugë duken qartë gjurmët që kanë lënë armatat(qerret që tërhiqnin topat) e ushtrisë së Kapedan Çelos. Ato janë një pasuri kombëtare që duhen ruajtur me kujdes nga Shteti Shqipëtar. Shtëpia e Kapedan Çelos është shkatërruar, por gjurmët e themeleve të saj ekzistojnë.

Fisi i Çelo Picarit jeton; kemi patur fatin e mirë të njihemi me stërmbesat dhe stërnipret e Çelo Picarit, intelektualë këta të çquar: Manushaqja, Çelua, Rustemi, Latifi dhe Nuria. Kjo familje intelektuale ruan në arkivin e familjes dokumenta me vlerë për fisin e Çelo Picarit.

– NË KËRKIM TË ARMËVE DHE RELIKEVE TË KAPEDAN ÇELO PICARIT Sipas urdhërit të lëshuar nga Qeverria Shqipëtare për dorëzimin e armëve, qofshin ato dhe relike Znj. Ulvie(Nena e të lartpërmendurve – banuese në Fier në atë kohë), dorëzon në vitin 1951 në D.P. Mbrendëshme Fier 5 shpata dhe 2 pisqolla të Çelos. Dorëzimi u bë në prezencë të shefit të policisë të asaj kohe H. K.dhe të n/oficerit K. A. K. A. dha dëftesën për marrjen në dorëzim të armëve. Në vitin 1960 Muzeu i Gjirokastrës kërkon nga familjarët e Çelo Picarit të dorëzoje armë dhe relike të Çelo Picarit në qoftë se kanë . Në të njëjtën kohë kryetari D.P. Mbrendëshme Fier, Q. H. kërkon nga Z.Rustem Çelo të dorëzoje armët e Çelos. Rustemi i tregon kryetarit dokumentin e marrjes në dorëzim të armëve nga n/oficeri K. A. i cili në atë kohë ishte efektiv i asaj D.të P.Brendëshme. Pas disa ditësh kryetari i D.P.Mbrendëshme Q. H. vritet. Në këto kushte Z. Rustem Çelo i drejton një letër personale një nga qeveritarëve me potencë të asaj kohe. Letra u mirëprit nga ish funksionari i lartë qeveritar dhe në audiencë që pati me Z. Rustem Çelo i premtoi se do të interesohej për gjetjen e tyre. l rekomandoi gjithashtu se po të kishin relike të Çelos t’i dorezonin në muzeum. Familja dorëzoi në muzeumin e Gjirokastrës të vetmen relike mbetur nga stërgjyshi i tyre Çelo Picari -një orë tavoline- dhuruar Çelos si kujtim nga trimi Marko Boçari.( ora është në shkemb ku një çift i veshur me kostum popullor mban Flamurin dhe shpatën në dorën tjeter). Për këtë veprim(dorzim të orës), familja disponon një vërtetim me firmë dhe vulë nga ish drejtori i muzeumit i përkushtuari plot pasion Lefter Dilo. Pas vendosjes së demokracisë, familja e Rustem Çelos kërkoi të njoftohej nga muzeumi i Gjirokastrës dhe Ministria e Brendëshme për fatin e armëve dhe të orës së Marko Boçarit dhuruar Çelo Picarit. Pergjigja: -Nuk ekzistojnë. Është koha e përshtatëshme tash që jetojnë akoma dëshmimtarët okularë që i njohin këto relike t’i gjejmë .

NJË PARALELIZËM:

Në shtetin fqinj ruhet si muze shtëpia e Kapedan Marko Boçarit. Ajo vizitohet nga mijra turistë në vit. Po legjendari Çelo Picari pse të mos i bëhet i njohur Botës së kulturuar? Ai i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë i njohur në mijera turistë që do të vizitojnë çdo vit muzeumin “Çelo Picari”, kur Shteti dhe Mediat ta marrin seriozisht këtë punë ; Çelo Picari ka të gjithë elementet për një vepër të tillë: – Këngët që populli i ruan si gjerdan të rrallë. – Rugën me kalldrem ku armatat e reparteve të Tij kanë lënë gjurmë.

-Themelet e shtëpisë ku shteti duhet t’i ngrejë muzeum.

-Armët dhe reliket e Tij që akoma nuk kanë humbur gjurmët se ku ndodhen. Le të shpresojmë. Foto e Tij marrë nga interneti.

About Post Author