Ylli Pollogati :Jetë pa emër!


Ylli Pollogati

Jetë pa emêr!

Si burg e kthyen…
Sytê mê trêmben…
Kujtimet, gurgullimês pêrzihen
Me kêngên e ftohtê tê krojit…
Kêpucêt e dasmês tê lidhura supit mê mbetên,
Gropat e balta tê mos mi hanê,
Pêr rrugên e re i ruaj…
Shpirtin “optimist”, nê gjêndje kome me hape e mbaj nê vite,
Ndryshimeve tê ngrêna…
tê vjedhura…
Veç qielli ndryshonê tek ne:
Herê – herê i lartê, i hirtê, i zi e i pêrskuqur…
E keqja na mbeti nê dorê, dopjogjashtê!
E dimê e i njohim shkaqet… shkaktarêt…
Mbi ta bojên e gishtit vumê…”triumfitar”…
E dimê e i njohim kush kalorsit ia fshehu shpatên…
Dêshmorêve, lavdin kush ua hoqi…
Buka e zezê nuk e ka mê erên e tokês tonê!
Njê koh pa kufi…
Stinê, pa orê ndarse…
Fle i ngopur me njê jet pa emêr…
Gjurmê nate
thellohen syve,
Si i gênjyer
nga vetja…
Nga njerzit…

Ylli Pollogati

About Post Author