Ylli Pollogati:Aty shkeli dashuria


Ylli Pollogati

Aty shkeli dashuria

Njê kohe si kjo…,

fundin e njê rruge,

rrahur nga erêra tê trazuara, pêrshkonim.

Ecnim rrjedhês sê njê ujvare, ku mund tê pêrfundoje si gjethe,

Puhiza magjike na frymonte…

Aty shkeli dashuria…

Me puthjet, si ajri qê lêviz prej gjoksi, kur merr frymê.

Depêrtonte tek unê,

aq sa gjaku mê zjente.

Aty pashê atê,

lulen si dielli

Ku mbi petale flinin sytê.

Era nuk flinte…

Unê shkundja natên,

tê mos shkelte nê harrim, koha.

Koha, qê “plagê” mê kishte hapur.

Sa herê,

dorên kaloj mbi shpirtê,

pêr ta fêrkuar,

aq mê shumê dhimbja,

mêshonê mbi ‘tê.

Dhe pluhuri i viteve gjurm lotêsh dêshmonê…

Hêna shumê afêr kishte zbritur.

Drita, mbi mua i ngjante njê zjarri…

Era e reve tê ikura, mê sjell afêr hapat e saja,

Mbi lumê a mbi detê…po vjenê

E ndjen shpirti, paçka, se sytê se shohin,

İshte afsh zêmrash, ishte dashuria,

nê njê aromê erêzuar…