Ylli Pollogati:Shpirti i ri endet!


Ylli Pollogati

Shpirti i ri endet!

Vite…
Befas, ajo arom parfumi mê pushtoj si erê dashurie,
ku e puthura mbeti buzêve…

– Kêshtu e mendova dashurin: Tê puthurat mos ti ndaja dhe zjarri qê na dieg, flakên ta mbaj tê pashuar,
Si njê kêmish qê e re mbetet kohês…

Sytê m’u njomên
dhe cerga e lotêve vêshtrimin mbulon
Mê bêhet sikur nê ujê tê padukshêm notoj
dhe ujit tê qelqt’ ty tê shihja
qê vije nga larg…

…Ecje madhêshtore, me njê kurm magjepsêse…vije tek unê
İshin orêt kur dielli merrte skuqje e nudoja jote shpirtit mbeti njollê e moshês rinore…

Ti nuk mbêrrite tek unê!
Unê mbeta tek ty:
Pêr tê parê si vije…
Pêr tê pritur nê vite,
njê dite,
ditên tonê…

Êndêrrat mê rrêmbejnê…
Nê pritje tê njê zêri,
tê njê fjale,
Tê thêrras a tê shkruhet diku…

Dhe tani,
nê vargje ndjenjat hedh,
qê shpirti i ri tê endet,
Si udhtar dashurie…

About Post Author