Ymer Nurka:
Moj këmba nazike
“Mos e hiq fustanin!”, oh sa shumë t’u luta.
S’ma dëgjove xhanin, veshe fund me fruda.
M’erdhe aq e butë, ndofta më e buta,
Moj këmba nazike, pudrosur në pupa!
Pudrosur në pupa, moj këmba nazike,
Erdhe më e buta, këmba më fisnike.
Veshe fund me fruda, s’ma dëgjove xhanin.
Oh sa shumë t’u luta: “Mos e hiq fustanin!”
S’u deha me mjaltë, moj më çmendi kupa,
Ardhur e kristaltë, kujdesur nga çupa.
Para saj në gjunjë, s’rashë, po u këputa,
Moj këmba nazike, pudrosur në pupa!
Pudrosur në pupa, moj këmba nazike!
S’rashë, po u këputa, shpirtin seç më fike!
Kujdesur nga çupa, ardhur e kristaltë,
Moj më çmendi kupa, s’u deha me mjaltë
