Ymer Hysa-Letra anonime


LETRA ANONIME
-Tregim i jetuar-
Nga Ymer Hysa

Një nga tufat e dhive të koopertivës e kishin sulmuar qentë e egër duke shkaktuar shumë dëme.Bariu dhe brigadieri kur më njoftuan ju dridhej zëri pasi kishin frikë se mos do u viheshin bagëtitë ngarkim.
-Kanë bërë namin në tufë, dëgjohej në telefon zëri I brigadierit.
-Po bariu, si është ai? i fola unë sa për ta qtësuar
-Ai mirë është por tufa është dëmtuar shumë.
– Mirë, mirë, mos u bëj merak nesër në mëngjes do vij dhe unë me ju të bëjmë verifikimet.
Të nesërmen sëbashku me bariun, brigadierin, veterinerin e sektorit u nisëm përmes shtratit pa ujë të përroit malor, Rruga ishte tepër e vështirë, por ja dolëm. Ashtu të lodhur e raskapitur u gjendëm në vendin ku qentë kishin sulmuar tufën e dhive në kullotë. Vendi mbante erë të keqe nga plëncat e derdhur sa andej këtej, dhe nëpër gëmushat e dëllinjave gjendeshin brirë, thundra, kocka, kafka.
Filluam ti mblidhnim pjesët që gjenim, sejcili sillte materialet e gjetura. Arritëm të grumbullonim mbeturinat e trembedhjetë krerëve.
Mbajtëm procesverbalin në vend.
Trembëdhjetë krerë janë, i’u drejtova bariut,
Mbase, kaq, se di.u shpreh bariu.
Si se din, nuk i ke numëruar?,
Jo të them të drejtën, mbrëmë gjithë natën kam kërkuar nëpër pyllë dhe kam gjetur edhe tre krerë të plagosura, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, gjithë plagë, zo se shpëtojnë.
MIrë atëhere, fola unë, shkruaj I thashë brigadierit, gjashtëmbëdhjetë krerë të ngordhura, mbase ngordhin dhe ata, po nuk ngordhën e kthejmë përsëri procesverbalin në numrin faktik
Ashtu bëmë, Pasi brigadieri e lexoi me zë të lartë procesverbalin e nëshkruam të gjithë, edhe unë si nënkryetar i kooperativës.
Pas disa ditësh gjej poshtë derës së zyrës ku rrinim unë dhe kryetari një letër anonime. Në të shkruhej se : “në një tufë dhishë në Vilëz qentë e eger kishin dëmtuar disa krerë, por nënkryetari i kooperativës e ka shtuar numrin, kërkoj që të merren masa osa unë do e bëj problem më lart” Natyrshëm u ndjeva keq, kush mund ta ketë bërë! Palosa letrën dhe sëbashku me letrat e tjera e vendosa në tavolinën e kryetarit.
Kryetari ishte njeri I mirë shumë, mua më donte pa masë, vetë më kishte përzgjedhur zevëndës. E lexoi letren dhe hodhi shikimin drejtë meje duke më zgjatur letrën.
Urdhëro, lexoje, është për ty.
Pak më parë e lexova, iu drejtova qetësisht.
E vërtetë është ? -më pyeti sa për kureshtje.
Po e vërtet i thashë, kaq ishin të dëmtuara dhe të plagosura, në proceverbali futëm bashkë, nuk i ndamë të demtuarat veçmas dhe veçmas të plagosurat.
Merrru vetë me këtë punë, se kuptoj më tha qetësisht dhe vazhdoi të lexonte letrat e tjera.
Nuk është shqetësuese i thashë, do e gjej kush e ka shkruar letrën.
Nuk është asnjeri nga ata që kemi qenë në vendngjarje, dikush prej tyre e ka diskutuar me dashamirësi me të tjerët duke më lavdëruar mua si zemërmirë dhe dikujt që i intereson dhe ka ambicie për punën time e ka shkruar.
E di që e ke mirë, u shpreh kryetari, do ishte mirë ta gjenim për kuriozitet,
Pasi ndamë detyrat e ditës dolëm nga zyra, kryetari më një anë, unë me shoferin tim u nisa drejtë sektorit të blegtorisë të takoja brigadierin.
I tregova shoferit çfar kishte ngjarë, Qeshi ta gjej unë pa merak, më tha sa për të më qetësuar.
Arritëm në sektor. Zbrita nga makina dhe u futa direkt te stalla ku ishte bariu,
Më hodhi duart në qafë. Më ke bërë nder të madh, s’do ta harroj për jetë, ju kam thënë shumë vetave.
Sa vetave mund tu kesh thënë? e pyeta pa u menduar fare,
Ti je njeri i veçantë, shpirt njeriu, ndaj kam treguar, në shenjë mirënjohje, mu kthye bariu..
Mirë atëherë do bëjmë kështu, nëse dikush vjen dhe të pyet sa krerë bagëti të kanë dëmtuar qentë ti tregoje siç i kemi parë, por nësë vërtetë ke respekt për mua do ma tregosh emrin se dikush ka shkruar një letër anonime dhe nxorra letren nga xhepi dhe ja tregova.
I poshtri, ja q…. nënën, do merrem vete me të, foli i nervozuar. Filani është, gjoja kishte ardhur për ca pleh dhije se e donte për lule dhe ai vetë më pyeti për ngjarjen, Po unë budallai si nuk e kuptova, më shplaftë mortja.
Të lutem mos e bëj muhabet me njeri i thashë dhe dola nga stalla. Duke dalë dëgjoja zërin e bariu, sa njeri i lig paska qenë, i vjen inatë se e ka dasht vetë vendin e nënkryetarit.
U qetësova. Letërshkruesi ishte një specialist i vjetër, asnjëherë nuk i kishte ecur puna, por pretendonte të bëhej përgjegjës ose zëvendës kryetar. Njerëz të besuar më kishin thënë se diskutonte zyrë më zyrë duke u shprehur,: “ta bësh tjetrin zëvendëskryetar kooperative pa u bërë njëzet e shtat vjeç dhe pa bërë tre vjet punë, kur këtu jemi me dhjetra kuadro të lartë që punojmë prej dhjetra vitesh”
Në darkë u takuam te zyrat e kryesisë. Mu duk se kishte një parandjenjë se unë e kisha lexuar letrën dhe pse ajo i ishte adresuar kryetarit.
-Ti e ke shkruar këtë letër? I’u drejtova.
-Për cfar letre bëhet fjalë, luajti mos dijen ai
-Për ca dhi të dëmtuara nga qentë në Vilëz, i thashë duke i treguar letrën.
-Jo jo, nuk është shkrimi im, sdi gjë, foli duke ju mbajt goja.
Dakort, se ke shkruar ti, sot është e martë, ditën e premte në orën dhjetë te kisha ti do më betohesh në prani të bariut dhe brigadierit se “nuk e ke shkruar ti letrën, nuk e din kush e ka shkruar dhe nuk ke hak e hile”.
Çthua ore, nuk lejohet beja aq më tepër në kishë, janë shembur kisha e xhamija, pastaj unë jam komunist.
Nuk e hodha për diskutim, i fola qetësisht, të premten ora dhjetë te kisha ju pres, nëse nuk vjen të lahesh me be, më ke borxh gjithë jetën.
U ndamë pa i dhënë dorën, njëri tjetrit, e mendoja ashtu të pa gjumë tërë natën si do të vepronte, Bariu dhe brigadieri jo vetëm që nuk do ja pranonin benë, por rrezik ta zinin me dru.
Të nesërmen në mëngjes e gjeta para derës së zyrës, Sapo zbrita nga makina mu drejtua.
– Të kërkoj falje shoku nënkryetar, u tregova i poshtër, e kisha ëndërr atë vend pune, por më dukej se ma zyre ti, Në fakt ti e meriton shumë më shumë së unë e shumë më shumë se të tjerët.
Urdhëro letrën, kur të vijë kryetari tregoja. U largova duke i lënë letrën në dorë.

About Post Author