Ymer Hysa:Babai dhe riti i vjetër


Ymer Hysa

Babai dhe riti i vjetër

( etnokulturë )

Para prindërve babai nuk më puthi

Mbase kujtoi nga brezat ritin e vjetër,

Prej ritit absurd mbase nga turpi

S’më mori t’më mbante as në prehër.

S’e dëgjova nënës fjalë të ëmbla t’i fliste

Natyrisht dhe ta përqafonte para nesh,

Mbase prej atij riti idiot ardhur nëpër vite

Dhe i mërzitur, qetë na ka buzëqesh.

Kur rrugës së gjatë ecnin bashkë me nënën

Kurrë nuk i pashë të ecnin krah për krah,

Prej atij riti të vjetër, si qerrja e shtrembër

Nëna do ecte ngadalë ngadalë disa hapa pas.

Kurrë njëri-tjetrin s’e thirrën me emër

Por, për çudi kaq mirë u morën vesh,

Nuk di pse më zgjohet sot ai riti i vjetër

E më nxiti të shkruaj si kujtim këtë vjershë.

Ymer Hysa

(Nga vëllimi poetik Kur “Fjalët Bëhen Buqetë”)

11

About Post Author