Ymer Hysa:Mirënjohje

Ymer Hysa

Mirënjohje

Ai burri aty, që mburret për mua

se ai më paska dërguar në shkollë

niset thjeshtë nga dy rreshta shkruar

rreth biografisë që kisha me “njollë”.

Ata dy të tjerët që bashkëbisedojnë

dhe i mbajnë iso “shpëtimtarit tim”

për gjashtë fëmijët e tij që rriti si thonë

“si vallë asnjë se nise për shkollim”?

E njoh atë burrë, mirënjohje tërë jetën

vërtetë ka qenë njeri i drejtë në jetë,

unë garanci për shkollën pata dhjetën

dhe sjelljen e talentin e miqtë e vërtetë.

Më ka lodhur në jetë më shumë se gjithçka

jo puna, kurrsesi se kam patur problem,

por mburrja e tyre, se “në shkollë më çuan ata”

se biografisë familjare mi paskan “hequr një cen”.

Vërtetë origjinoj nga familje e njohur

që pasurinë më të madhe ka mendjen

kjo s’do të thotë që brezat s’janë lodhur

nga stërgjyshërit e gjer sot të bëjnë emër.

Mirënjohjen e kam virtytin e parë

siç kam dhe për disa mëshirimin

mirësitë i gdhenda në shkëmb të bardhë

honeve i theva qafën urrejtjes zemërimit.

Ndaj e njoh atë burrë, mirënjohje tërë jetën