Ymer Hysa:Prof Ndoc Vata një jetë mes prodhimit dhe auditorëve


Prof Ndoc Vata një jetë mes prodhimit dhe auditorëve
Nga Ymer Hysa

Me Profesor Ndoc Vata njihem që në fëmijëri. Ishim të dy nxënës të Shkollës së mesme të Përgjithëshme Ismail Qemali të Laçit. Ai ishte një vit më i vogël se unë dhe vinte nga fshati Gorre, që ishte rreth shtatë km larg nga qyteti i Laçit. Dhe pse shkollën e kishte larg, pa mjete të transportit publik, pothuajse gjithë kohën rrugën e bënte në këmbë, në mot të mirë e mot të keq, ai do të ishte sfidant, nxënës i shkëlqyer në mësime dhe në sjellje, gëzonte respektin e nxënësve dhe të mësuesve. Ishte një aktivist i mirë i organizatës së rinisë së shkollës dhe i zgjedhur në forumet e rinisë së shkollës. Shkollën e mesme e mbaroi me rezultate të shkëlqyera dhe fitoi të drejtën e studimit për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës sot Universiteti Bujqësor.
Edhe në fakultet Ndoci u dallua si student i mirë duke e mbaruar fakultetin me rezultate të larta. Aty u njoh me Ilirjanën (Anën,) me vajzën beratase të ëndrrave të tij, me të cilën mendoi të ndërtonte folezën familjare. E ruaj në kujesë, duheshin shumë, kishin lindur për njëri tjetrin, por fati se deshi që ata të ishin bashkë në jetë. Një aksident automobilistik i autobuzit të Institutit Bujqësor i mbushur me studentë dhe pedagogë të cilët udhëtonin drejtë jugut për të kryer praktikat mësimore do të detyronte Anën, studentë të tjerë dhe pedagogë të plagosur të hipnin në helikopterë për të arritur sa më shpejt në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Fati qe fatal për ta, helikopterët sapo ngrihen në qafen e Llogarasë bien duke u përfshirë nga flakët, të gjithë sa ishin në ta u shuan, ku mes tyre ishte edhe Ilirjana.
Ndoci nbaroi fakultetin në vitet 1982-1986 i diplomuar Agronom i Përgjithshëm, dhe ishte fatlum pasi emërohet Agronom në fshatin e tij të lindjes Gorre i cili ishte sektor i Koopetarivës Bujqësore Tipi Lartë të Milotit. E them fatlum pasi shumë kolegë emëroheshin larg vendlidjes në rrethe të largëta veriore, apo ekonomi bujqësore në malësi.
Ishte një ndër specialistët më të përgatitur të koooperativës, sektori i tij pati kurdoherë vetëm arritje, duke bërë që Ndoci të piketohej si një kuadër i aftë drejtues i ardhshëm. Veç punës si specialist ai do të ishte dhe një aktivist i mirë shoqëror. Ai që në vitin e parë të punës do të zgjidhej Sekretar i Organizatës së Rinisë së Kooperativës së Milotit dhe Anëtar i Burosë së Rinisë së Rrethit Krujë.
Mbaj mënd kur pas mbledhjeve të Komitetit të Rinisë së rrethit bënim mbrëmje tematiko dëfrimi, ku të ftuar ishin edhe drejtues të tjerë të organizatave të masave si ato të Frontit Demokratik, të Organizatës së Gruas etj, kur ngriheshim të vallezonim, Ndoci nuk vallzonte dhe pse vajzat e ftonin me radhë, ai i refuzonte dhe sytë i mbusheshin me lot.
Një herë mu drejtua ish Kryetari i Komitetit Ekzekutiv që në atë kohë ishte Kryetar I Frontit Demokratik i rrethit Krujë z. Hamit Taga
-Çfar ka ky shoku jot që nuk del të vallzojë por qan?
-I kujtohet e fejuara që u aksidentua në llogara i thashë me zë të ulët.
Ai u ngrit dhe me tiparet e një njeriu babaxhan, I hodhi dorën në qafë dhe i foli si prind.
-Të rrosh gjatë e ta kujtosh, por jeta vazhdon, këtu ka plot vajza të reja që njohja me ta, ty do ta lehtësojë dhimbjen dhe i tregoi për një fatkeqësi të jetës së tij, ndaj ngrihu dhe vallëzo me vajzat.
Ndoci e pa, u ngrit, mori njërën nga vajzat ulur dhe filloi të vallëzonte lirshëm.
Këto janë ca kujtime të herëshme, por me Ndocin kam patur fatin e madh të punoj dhe pas shpërbërjes së kooperativavae bujqësore. Të dy kemi punuar bashkë si specialistë në Drejtorinë e Bujqësisë së rrethit të Kurbinit. Edhe këtu pasioni për punën e ka dalluar dhe jo vetëm kaq, ai kishte prirje të veçanta edhe për shkollën. Pa shkëputje nga puna në vitet 1991-1995 do të vazhdonte dhe përfundonte me sukses edhe fakultetin e dytë atë të Juridikut duke u diplomuar Jurist. Por su mjaftua me kaq. Vullneti i tij për studime të avancuara do të bënte që ai të përfundonte shkollën e studimeve të thellura Pasuniversitare SHPU-së 2001-2003. Agronomi Drejtimi: “Përmirësimi gjenetik i bimëve dhe prodhimi i farave e fidanëve” dhe të fitonte gradën shkencore MSC në fushën e bujqësisë si dhe Gradën shkencore “DOKTOR I SHKENCAVE” në Fushën e Bujqësisë me 11.11.2005 dhe titullin AVOKAT në fushën e drejtësisë..
Ai është një njeri polyglot që flet dhe shkruan në tre gjuhë të huaja si Anglisht, Rusisht dhe Italisht.
Aktiviteti i tij i punës ka ecur paralelisht me shkallën e tij të kualifikimit. Pas një eksperiernce disa vjeçare në Kooperativë Bujqësore ai do të zgjidhej Drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore Gjormë në vitet 1991-1992 dhe pas shpërbërjes së saj do të fillonte punë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit në Kurbin si Ekstensionist në vitet 1992-1994. Dhe po në këtë vit deri më 1997 ka punuar në SHPU (Projekti i Rehabilitimit të ujit si Koordinator Rajonal. Nga këtu është transferuar me punë në Kuvendin e Shqipërisë si Koordinator për Bujqësinë dhe Ushqimin për ndjekjen e politikave bujqësore, punë e kryer në vitet 1997 -1999, pasi do kalonte Koordinator për Bujqësinë dhe Ushqimin në Këshillin e Ministrave në ndjekje të problematikave teknike e ligjore dhe përgatitjen e p/ligjeve në këtë fushë, kjo në vitet 1999-2000. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 do të emërohej po në Tiranë si Menaxher i Përgjithshëm me drejtim dhe ndjekje të regjistrimit të pasurive në NMP-SRPP (Njësia e Menaxhimit të Projektit).
Pas kësaj pune nga shtatori I vitit2008 gjer më 2017 do të fillojë punë si Pedagog dhe Specialist pranë UBT punë që e vazhdon edhe sot pranë këtij universiteti.
Duke qenë një pedagog dhe njeri kaq i përkushtuar ai do të kishte një aktivitet të gjithanshëm siç janë ato të anëtarësimeve në organizma professional si dhe shumë kualifikime dhe trajnime të cilat dëshiroj ti paraqes në formë kronologjie.
Antarësia në organizma profesional:
Anëtar i Komosionit Qevëritar të Tokës, në vitet 1999 – 2005
Anëtar i Bordit Drejtues të IFAD -2 në vitet 1999 – 2000.
Anëtar i MOLA-s organizatë e OKB për administrimin e tokës në vitet 2000 – 2004.
Anëtar i rrjetit ndërkombëtarë të Administrimit të ujitjes me pjesmarrje(INPIM) BB ËËashington në vitet 1995 – 1999
Anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë nga viti 2003 e në vazhdim
Anëtarë i komisionit të ndarjes së tokës, këshillit të rrethit Laç në vitet 1992 – 1996.
Anëtar i shoqatës së përdorimit të tokës Tiranë
Anëtar i organizatës europiane “ Eurogeographics” në vitet 2000 – 2005
Anëtar i organizatës ndërkombëtare për paqen “ambsador i paqes” nga viti 2006.

KUALIFIKIMET & TRAJNIMET:

Kualfikim afat shkurtër për menaxhim të administrimit të ujitjes me pjesmarrje, Tiranë,gjatë viteve 1995 – 1997.
Kualifikim afat shkurtër “ Për shoqatat e përdorimit të ujit’ viti 1995 turqi.
Kualifikim afat shkurtër “ Për poliikat bujqësore viti 1999 Itali
Kualifikim 2- mujor “ Për zhvillimin dhe menaxhimin e sistemit kadastral dhe informacionit” gusht-shtator 2000, Suedi. Trajnim me temë “Ngritja e rregjistrit të tokës dhe sistemi kadastral në vendet në tranzicion’ nëntor 2000, Bertinoro, Itali
Workshop me temë “Lidhja e sektorit privat e publik me rregjistrimin e tokës, aksesi I informacionit” viti 2000, Tiranë (OKB)
Trainim me temë “Eksperiencat e titujve të pronësisë në kadastër dhe hipotekë teknologjitë fotografike në rregjistrimin e pasurive” Korrik 2000, Nëntor 2000, Paris Francë.
Trainim me temë “Për bazën gjeodezike dhe rregjistrimi i pasurive” nëntor 2000 kosove.
Trainim me temë “Për procdurat ë regjistrimit të pasurive “ dhjetor 2000 Turqi.
Trainim me temë “Mbi rregjistrimin e pasurive dhe përdorimi i GIS-it në bujqësi’ medison Ëiskonsini, prill 2001 USA
Workshop me temë “Titujt e pronësisë në sistemin e rregjistrimit të pasurive dhe tregu real I tyre’MOLA, (OKB) tetor 2001 Armeni
Workshop me temë “Mbi problemet e sistemeve të rregjistrimit të pasurive në botë “ MOLA 2001 Gjeneve
Workshop me temë “ Mbi problematikat e sistemeve të rregjistrimit të pasurive në botë Vien Austri 2001.
Workshop me tëmë “Mbi problematikat e sistemit të hartografik në fushën e rregjistrimit të pasurive.”2001 Dublin Irlandë.
Workshop me temë “Mbi problematikat e sistemit të hartografik në fushën e rregjistrimit të pasurive.”2002 Frnkfurt Gjermani
Workshop me temë “Mbi problematikat e sistemit të hartografik në fushën e rregjistrimit të pasurive.” Tetor 2003 Stamboll Turqi.
Workshop me temë “Mbi problematikat e sistemit të hartografik në fushën e rregjistrimit të pasurive.” Tetor 2004 Athinë Greqi.
“Përmirësimi i kushteve të tregëtimit të produkteve bujqësore si një mundësi zhvillimi”, organizuar nga CEI (Iniciativa e Europës Qëndrore) për një periudhë dhjetë ditore, në Budapest, Hungari (2005).
 “Rrjetëzimi i tregjeve rurale – një sfidë në procesin e përmirësimit të kushteve të marketimit bujqësor”, organizuar nga CEI (Iniciativa e Europës Qëndrore) për një periudhë dhjetë ditore, në Verona, Itali. (2006)Ø
 “Strategjitë e Investimit”, organizuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Egjiptit në bashkëpunim me Institutin e Biznesit Elektronik, për një periudhë trejavore në Kajro, Egjipt. (2006)Ø
 “Mundësitë reale të shtimit të prodhimit dhe të cilësisë së produkteve bujqësore (fokusuar tek perimet dhe vreshtaria)”, organizuar nga FAO/GCP/ALB/005, Projekti për Mbështetjen e Prodhimit Bujqësor në Shqipëri, në Bari, Itali. (2007)Ø

BOTIMET dhe REFERIMET:
– “Historia e Bujqësisë dhe Agro-Industrisë Shqipëtare”, viti 2003 bashkëautor. Libër
– Sistemi I regjistrimit të pasurive të paluajtëshme në Shqipëri” viti 2000
Dr..N.Vata,,Dr.A.Dubali,,Workshop ,MOLA(OKB) Tiranë. – “Ecuria dhe problemet e rregjistrimit fillestare të pasurive në Shqipëri” viti 2000
Dr. N. Vata, “FERMERI SHQIPTAR”
– “Land administration in Albania” viti 2000, Suedi Dr.N.Vata.
– “Regjistrimi fillestare I pasurive të paluajteshme dhe konsolidimi I tokës.” viti 2001 Bujqësia Shqipëtare, nr.9 Dr N.Vata Dr. P.Harasani, Dr.B.Qilimi
– “Problematikat e regjistrimit të pasurive në Shqipëri” Dr.N.Vata viti 2000, “EKONOMIA”.
– “Regjistimi fillestare I tokës bujqësore dhe integrimi I treguesve të saj për përdorim shumëqëllimësh’ viti 2003 Dr,N.Vata Shkenca Bujqësore Nr.1
– “Tipologjia e fermave bujqësore” viti 2005 Shqipëria rurale nr.7 Dr.N.Vata, Prof.as Dr.Z.Gjeta
– “Provoja jonë në regjistrimin e pasurive të paluajtëshme “ viti 2003 BUJQËSIA SHQIPTARE nr.6, Dr..N.Vata
– “Studimi I stabilitetit disa hibriteve të misrit” Rozafa” në kushte të ndryshme agroekologjike” viti 2005, Buletini I Shkencave Bujqësore nr.2,Tirane,. Dr. N.Vata, Prof. As Dr.Z.Gjeta.
– “Ndikimi i mbetjeve urbane të përpunura në rendimentin e misrit” viti 2004, AJNTS 1- 15, Tiranë , Prof. P. Kadiu, Dr..N.Vata, Dr.F.Hoxha Dr.F.Gumeni.
– “Aspektet e reformës së privatizimit dhe administrimit të tokës në Shqipëri” viti 2004 ,Budapest Hungari Dr N.vata. Dr.B.Qilimi Prof.As B.Musta.
– “Regjistrimi I tokës dhe integrimi I treguesve të saj ” viti 2005 Monografi.Dr..N..Vata
– “Vlerësimi ‘Ëx – Post”, për dy projektet që kanë vepruar në zonën verilindore të
Shqipërisë” Buletini i Shkencave Bujqësore, Nr.1, viti 2009 Dr..N. Vata, .Prof. As. Zef Gjeta,
MSc.. I. Tema fq.44
– “Efektiviteti projekteve në zonat malore” viti 2009, nr.2 (57) ,Dr.N. Vata, Prof. As. Zef Gjeta, MSc. I. Tema , Ekonomoia dhe Tranzicioni”
– “Implementimi i ujitjes me pjesmarrje në Shqipëri” Ekonomia dhe Tranzicioni, viti 2009,nr. 1,(56) Dr..N..Vata., Dr..A..Molla. Prof.As. Dr..Z.Gjeta
– Një vështrim mdi biodiversitetin e bimëve dhe kafshëve në zonën e Dukagjinit” Prof.As.Dr. Z.Gjeta, Dr. J.Mavromati, Dr.N.Vata, T.Preku, E. Nano, 22 tetor, 2010, Simposium Ndërkombëtar mbi Biodiversitetin. Tiranë.
– “ Testimi I varieteteve të bathës” N.Vata ,Z. Gjeta , E . Nano 22 , Tetor, 2010, Simposium Ndërkombëtarë mbi Biodiversitetin.(proceeding book) Tiranë. Ruajtja dhe përdorimi I qëndrueshem –faktorë kyc për zhvillimin e qëndrushëm rural
– ”,Studim i krahasuar i disa kultivarve të jonxhës (M.sativa ) në kushtet e zonës verilindore të Shqipërisë. 27- 28, maji 2011, Korcë, R. Suna ,V. Ibro, I. Boka, N.Bardhi, N.Vata, Konferenca Ndërkombëtare e Bujqësisë , Ushqimir dhe Mjedisit
– “Përcaktimi I kostos ekonomike të erozionit të tokës,’ P.Leka,,,N.Vata,Gj.Ndreja,F.Gjoka,F.Brahushi. ,Revista shqiptare social-ekonomike, Ekonomia dhe Tranzicioni,nr.1 2012 .ISSN 2222-5846., viti I XVIII,nr.1,(70)
– “Tipologjia e fermave dhe efikasiteti i tyre ekonomik”,revista ekonomia & agrobiznesi,nr.6,viti 2013,ISSN 2223-7658, Prof as, Z.Gjeta,Dr.N.Vata,Msc.A.Pepkola .
– ‘Vlerësimi i eficencës së paneleve fotovoltaike të instalura në godinën e agromekanikës,Universiteti Bujqësor i Tiranës’ ( Evaluation of the efficiency of photovoltaic panels installed in the building of agromechanice, A.U of Tiranë E.Jolic,E.Demollari,A.Peqini,O.Mema,N.Vata.Shkup 1-3 Tetor 2021,takimi 16 I Alb-Shkenca.fq.139-141.
Ky është aktiviteti i Profesor Ndoc Vata me një jetë e karrierë në rritje mes punës në prodhim dhe auditorëve, një jetë active e vrulleshme dhe e pandaleshme. 

About Post Author