Ymer Nurka-AH MOJ ERA NENEXHIKE!



Ymer Nurka
 

AH MOJ ERA NENEXHIKE!

Ti moj era jargavane,
Ç’ke që zgjon kujtim të vjetër?
Kur flladitesh kësaj ane,
Ndjehem-o, mbreti mbi mbretër!

Ah moj era nenexhike,
Puth pa fre, çupën nën gushë!
Mendja ime pse u fike,
Kur në zemër ke kaq prush?!

Ti moj era borziloke,
Një zefir të madh më prure!
Aroma, që sjell zotrote,
Zgjat e rrit një flokëbozhure?!

Ah moj era trendafile,
plot me mall ç ma mbushe gjinë!
Seç më dehe, sa dy prille,
Oh, ç më çmënde, sa dy stinë.

Ti moj era lavandule,
Nakatosura me diej!
Mua moj më gjunjë ç më ule,
Vetë bredh e fryn ndë qiej.

Ah moj era trendelinë,
Në të gjetsha një mëngjes!
Njësh me ty do bëhem frymë,
Që të fryj e të mos vdes!

Foto Web

About Post Author