Ymer Nurka-ÇMIMI “NOBEL” 2022


Ymer Nurka

ÇMIMI “NOBEL” 2022

Nese Kadare do te kishte qënë hebre, anglez, gjerman, kinez, indian, po sikur edhe nga Uganga te kishte qene, do te kishte marre jo nje, por dhjete çmime Nobeli. Personalisht mendoj se ai penalizohet nga te qënit Shqiptar. Kaq keq ja kemi nxjerre namin kombit tonë, aqsa askush dhe asnje institucion, akademi apo kancelari nderkombetare nuk beson më se ky popull ka vlera! Kadare u be i famshëm me romanin “Gjenerali ushtrise se vdekur” ne ata fillimvitet 70-te. Edhe me të vetmin roman, shkrimtari e meriton çmimin Nobël, por tashme eshte fare e qarte qe gjeniun e pengon origjina e tij. Ai paste jete te gjate dhe te kandidoje per kete çmim, edhe kur te behet 100 vjeç, sepse nje durim i tille mitik mendoj se do e shperbleje me çmimin qe ai ka 50 vite, qe jo thjesht e meriton, por ka nje ego te justifikuar per ta marre . Ne te njejten kohe duhet te urojme edhe popullin tone, qe te kete nje opinion te drejte e te ekuilibruar ne syte e botes se qyteteruar.

Me habit fakti, qe pas dhenies se çmimit te sivjetshem, te gjithe u bene internacionaliste me teper se ç’duhet dhe te pakte qenë ata te cilet gjykojne se nje çmim “Nobel”, eshte nje aset moral per kulturen e kombit tone. Nuk kam asgje per te thene per deklaraten e çiftit Kadare per Annie Ernaux, por injorimi qe i bene, sikur nuk e kane ndjere emrin e saj, e ka nje domethenie. Pershkrimi qe i behet shkrimtares franceze, si nje fenomen ne letersine boterore, padyshim mundet ta justifikoje komisionin, por dua te shtoj se eshte ky komision i cili ne shume raste ka mbajtur anësi te theksuar konjukturale. Sa çmime te pamerituara ka dhene ai deri me sot?! Kadare eshte vlere nderkombetare dhe do te kishte qe nder per Nobelin te vleresonte shkrimtarin 86 vjecar, i cili ka nje fond prej qindra miliona lexuesish neper gjithe boten. Jo thjesht Kadare si personalitet, por vepra e tij, duhet te vleresohet. Une mendoj se “minuset”, i vijne ngaqe shkrimtari eshte Shqiptar dhe Akademia ka “frike”, se sa ai do te mirepritet nga opinioni boteror.

Asnje individ (kushdo qofte ai), te mos mendoje se duke share bashkatdhetaret, e ne te njejten kohe origjinen nga rrjedh, duke perdhosur keshtu vlerat e kombit te tij, do te mund te duket ndonjehere perpara botes si personalitet i madh!

Ja ky eshte bumerangu qe edhe ne harkun e 50 viteve te ndeshkon rende! Natyrisht kjo nuk vlen më, për të madhin Kadare..

About Post Author