Ymer Nurka-HAKMARRJE DASHURIE


Ymer Nurka

  · 

Eshte thjesht poezi, mos e personalizoni ju lutem!

HAKMARRJE DASHURIE

Unë dot s’të falkam, moj zoti të faltë,

Ndaç të vijë ëmbël, ndaç të vijë thartë!

Të ngrita në qiell, më hodhe në baltë,

Pa të marrë hakun, xhani mos më daltë!

Dita ardhtë prapë, fati na përballtë,

Ndaç të vijë ëmbël, ndaç të vijë thartë!

Pikë e vrerit tim, për ty qënka mjaltë,

Pa të marrë hakun, shpirti mos më daltë!

Në kërkon ndëshkimin, po ta bëj të qartë,

Ndaç të vijë ëmbël, ndaç të vijë thartë

Do të pres të shfaqet, o një rast i artë

Pa të marrë hakun, xhani mos më daltë

Do zoti dhe bie, që nga froni lartë!

Ndaç të vijë ëmbël, ndaç të vijë thartë!

Do ta bëj të dielën, të duket e martë,

Pa të marrë hakun, shpirti mos më daltë!

Do të shkrij, si plumbi, yllin tënd të zjarrtë,

Ndaç të vijë ëmbël, ndaç të vijë thartë!

Si pikëz e arit, do ta mbledh në kartë,

Pa të marrë hakun, xhani mos më daltë!

E në ardhtë lumi, të dyve na marrtë,

Për një çast t’ëmbël, për një çast të thartë!

Nga një kryq mëkati, qafës na u vartë,

Moj më daĺtë shpirti, xhani moj të daltë!

About Post Author