Ymer Nurka:Kthehu në fshatin që braktise


Kthehu ne fshatin qe braktise! Askush nuk do ju kerkoje llogari atje, veç kokoshit qe me kengen e agut të thote çohu e merr ajrin e fresket! Mbill nje peme, mbaj ndonje gje te gjalle, pi ujin e fresket te malit, e jo ujin e filtruar te kanalit! Buke nga bereqeti i tokes tende e jo miell Serbi qe po i kancerizon Shqiptaret. Qumesht me arome lulesh, e jo uje i zbardhur dhe trashur nga kimikatet! Kenge zogjsh qe te heqin stresin, lumi qe ne zbritje te sjell dhe flladin me vete, gjithçka qe i duhet njeriut… Ne te kundert rri ketu ne qytet dhe prit radhen edhe kur te shkosh ne banjo, edhe kur te semuresh, edhe kur te vdesesh! Braktisini keta lloj qytetesh qe i ndertuam me ngut ne kerkim te asaj qe jo vetem nuk e gjetem por na u kthye ne nje bumerang per jetet tona dhe te femijeve tane… Lere krenarine dhe kthehu sa s’eshte vone!

Strelca, ku më ra koka…(Korçë)

About Post Author