Ymer Nurka:Kurthi Dashurisë


Çne e solli fati, pse më ranë në pjesë,
Dy puse të thellë, ah dy sy të zes?
E në rënça brenda, brenda le të mbes!
Lërmë mike, lërmë, lërmë aty të vdes!

N’atë tis të errët, thuamë ç’të ndez!
Në e djegsha zemrën, ty s’të zihet besë.
Ah kjo fjala jote, veç të mban me shpresë,
Dëshirën e parë, të thyen në mes.

Të thyen në mes, dëshirën e parë,
Farë e dashurisë, kjo tinzare farë!
Shpirtin ta zapton, si grami në arë.
Të mek me të qeshur, të mbyt me të qarë.

Çne e solli fati, pse më ranë në pjesë,
Dy puse të thellë, ah dy sy të zes?
E në rënça brenda, brenda le të mbes!
Lermë mike, lermë, lermë aty të vdes!

foto web 

About Post Author