Ymer Nurka:“L’ AMERICA”


“L’ AMERICA”

S’e harroj dot vitin 1993. Mos gaboj ishte vjeshte e dyte, apo e trete. Mbaj mend që ne Durres zbarkuan Italianet. Me dhjetra aktorë, regjisore, kostumografe, skenografë, montazhiere e plot nje staf i tere, me maç e me kuç e midis tyre, shkelqente i madhi Michele Placido. Domosdo ndrinte si nje idhull, pasi ai per kete toke simbolizonte heroin, viganin qe luftoi i vetem deri ne vetemohim mafien e rrezikshme. Ja ashtu si me magji, para syve tane qendronte vetë Komisar Katani!

Token tone, as kesaj radhe Italianet s’po shkelnin per t’i respektuar Shqipetaret, por thjesht per te xhiruar nje film, pikerisht atë filmin e tmerrshem dhe famekeq te titulluar “L’America”.

Ky film mund te xhirohej ne cdo vend te Evropes, pse jo edhe ne Itali, ku emigracioni drejt Amerikes, ka qene ne shifra teper te larta, por jo, ata gjeten rastin e fresket dhe te volitshem, ta luajne pikerisht ketu ne Durres, nga ku nisi edhe kalvari i madh i braktisjes se atdheut, i cili vazhdon ende dhe sot. Ne fund te fundit, ketu s’do tu kerkonte askush llogari, as per diskriminim dhe as per perdhosjen e dinjitetit kombetar. Anarshia e vlerave te shtetit dhe te popullit, si dhe shkaterrimi social-ekonomik, sapo kishte filluar. Te gjithe Shqipetaret ndjeheshin, si te dehur, nga era e lirise, apo nga opiumi i mashtrimit galopant i simbolizuar me “Çekun e bardhe”.

Ateherë isha djalë i ri, i sapo diplomuar ne studimet pasuniversitare per Shkencat Sociale dhe kisha dy muaj qe punoja inspektor ne Zyren e Punes Durres. Italishten e kisha mesuar autodidakt dhe komunikoja mjaftueshem e gramatikisht korrekt. Drejtoresha me ngarkoi me detyren, qe t’i ndihmoja italianet me nje numer te konsiderueshem figurantesh, te cilet do te simulonin Shqiptaret e Marsit 1991, dmth eksodin e madh. Do te rimbusheshin perseri anijet, si dy vite me pare me ata “te pashpreset” e lodhur, te cilet largoheshin nga Shqiperia, per te ndalur pastaj diku ne Perendim, tek ndonje vend, ku mund te realizonin endrrat dhe vizionin e tyre. Ja kaq mjaftonte per te ndertuar skenarin, i cili parashikonte se duheshin mbi 10000 simulante. Por Italianet realisht s’paten nevoje per mua, se kurioziteti per te pare Katanin dhe sesi do te xhirohej nje film mblodhi dyfish kureshtare, nga ç’kerkonte skenari, te cilet as q’e kuptonin se çfare do te luhej ne emer te tyre dhe demin që do t’i shkaktohej dinjitetit dhe krenarise kombetare. Italianet kishin parashikuar nje pagese 2000 lek te vjetra per secilin, qe do te qendronte ne anije, por pjesa më e madhe e tyre, i mbushen kuvertat vullnetarisht, siç ishin mesuar nga sistemi kaluar, dmth falas. Ishte koha kur qeveria e atehershme, sapo kishte urdheruar te braktiseshin fabrikat, uzinat, kombinatet dhe te gjithe puntoret e ketyre ndermarrjeve te dilnin ne asistence. Mbi 40 mije qytetare Durrsake, u katandisen me nje te rene te lapsit rrugeve dhe te papune, te cilet perfunduan mejhaneve dhe bilardovete sapohapura, duke pire alkol metilik, te shoqeruara me dy-tre qofte me mish qeni, apo maceje, tek-tuk dhe me mish gomari, i cili ishte m’i pranueshem.

Per te qeshur dhe per te qare me kete fillim grotesk per Demokracine Shqipetare.

Nje dite me fton per nje kafe, nje nga

z/regjisoret, i cili ishte Shqipetar dhe me thote; -Te pashë që komunikove italisht me nje nga keta te stafit, e dini Italishten?”

-Flas te perditshmen, por e kuptoj shume mirë.-i thashe duke shtuar, se ne Durres, ata qe e flasin më mire jane puntoret e Portit.

-Na duhesh per nje rol te thjeshte, te nje hallexhiu ne rruge, prandaj te pyeta-shtoi z/regjisori.

Nejse padashur ta kthej ne tregim, u afruam te kostumografja italiane, nje vajze teper elegante dhe zeshkane, e veshur thjesht, e cila e mbaronte cigaren me pese te thithura, aq me pasion e pinte. Hyra brenda ne kondejerin e veshjeve, qe do te perdoreshin per filmin, kur ç’te shikoj; pashe rroba aq te grisura, sa s’kishte ku t’i zinte as qeni.

-Ç’jane keto?! -pyes z/regjisorin

– Veshje per filma- ma ktheu ai duke qeshur- Ja keshtu do vishesh edhe ti.

– Jo- ja ktheva une- s’e pranoj dot rolin, se nuk jam i prere per aktor!

– Po ti çke – ma ktheu ai -do të paguesh per kete rol episodik!

-Faleminderit! -I pershendeta dhe u largova, per te mos e takuar më.

Filmi “L’Amerika” u realizua dhe pastaj u shpernda neper kinematë anekend botes, duke na shperfaqur perpara opinionit nderkombetar, gati si njerez te dale nga prehistoria, te veshur zhele-zhele, te shperfytyruar, sa vetem bishti na mungonte. Nje turp dhe nje diskretitim total per Shqipetarin, i cili 40 vite me pare, u mbyll brenda ne kufijte e atdheut te vet, por ishte marre me pune, duke ndertuar e begatuar vendin. Shqiperia, (pa permendur varferinë ekonomike te individit), kishte shkolla, spitale, institute, universitete, akademi. institucione kulturore, muzeume, hekurudha, miniera, ferma, fabrika, kombinate e gjithçka, qe i duhej nje vendi te qyteteruar. Por zhvillimi social-ekonomik pergjate rruges se tij, tashme e kishte humbur qellimin; se prosperiteti duhet te ishte ne funksion te mireqenies qytetare, kur ne fakt varferia ekonomike e individit kishte arritur kulmin.

Ja erdhi hapja e madhe Demokratike, e cila e ktheu vendin ne han me dy porta, ku gjithçka ishte mall pa zot, ndersa pushtetaret e rinj veteshpalleshin si shpetimtare dhe vrisnin mendjen se ç’te shkaterronin e ç’te shisnin per llogari te xhepit, apo klanit te tyre.

Ajo ç’ka më dhemb edhe sot eshte shtepia e madhe e filmit; Kinostudioja “Shqiperia e re”, ku shembja dhe degradimi saj nxori ne rruge te madhe, nje ushtri te tere me artiste, aktore, skenariste, kameramane dhe profesioniste nga te gjitha kategorite e artit. Per paradoks, ajo çka me çudit ende dhe sot, eshte sesi nje pjese e aktoreve, u bene “kolaboracioniste” me pushtetin poskomunist, duke zene poltronen e deputetit, gjoja per te thelluar te ashtuquhajturat reforma ne art dhe kulture, ku socrealizmi i dale mode, te zvendesohej me artin populist, pa bosht filozofik dhe mbi te gjitha pa nje moral te paster shoqeror. Me shpresen se po sillnin “Demokracine”, mjaft prej aktoreve, me fjalen dhe me vepren e tyre u bene protagoniste ne shkaterrimin e shtetit dhe ne degradimin e shoqerise. Thjesht disa prej tyre rane viktima, ku politika (gjoja Demokratike) e perdori autoritetin e tyre ne popull, me qellimin per te realizuar projektin me te madh antishqiptar nder shekuj. Disa syresh i ke ende dhe sot militante partish, ndersa nje pjese tjeter bredhin neper bote, si çifutet ne shkretetire, per te luajtur filma me skenariste dhe Regjisore te huaj, natyrisht duke enderruar nje pagese “te majme”, qe kurre s’i beri te lumtur dhe te pavarur ekonomikisht. Aktoret pergjithesisht e gezojne dashurine dhe respektin e mbare popullit qe i lindi dhe i rriti. Autoriteti i tyre historikisht i padiskutueshem, madje 80% mbanin titullin e larte “Artist i Merituar” dhe “Artist i popullit”. Plejada e me te rinjve rane ne delir dhe braktisen ate çka kishin arritur, ne emer te asaj qe do te fitonin ne te ardhmen. Te vjen keq dhe ndjehesh nje qytetar i ofenduar, teksa ende dhe sot, vazhdojne te luhen ca paloskenare te degjeneruar, sikur Shqiperia te jete nje vendi humbur Afrikan, personazhe te degraduar, qe thithin cigare, te cilet merren me krim, droge, apo prostitucion. Ç’eshte m’e peshtira, ata interpretojne me zhargone te turpshem, sikur e kane per qellim te vetem, te çedukojne shoqerine e ta bejne ate gazi botes. Ata vene ne loje Atdheun dhe popullin e tyre me ca filma horror, gjoja n’emer te të ashtuquhajtures disidence Shqipetare e permasave nderkombetare. Mbathjet e grisura te artit modern Shqipetar, valviten si flamuj gardheve te botes, duke perçuar mesazhin se ne tashme jemi te çliruar nga e kaluara. Ne keto tre dekada jane xhiruar qindra filma, tragji-komike, po asnjeri prej tyre s’eshte ngulitur ne mendjen e popullit, si filmat madheshtore te luajtura ne Socrealizem. Ata mbajne firmat e viganeve te artit dhe kultures kombetare si: Naim Frasheri, Sander Prosi, Violeta Manushi, Kadri Roshi, Besa Imami, Ndrek Luca, Margarita Xhepa, Guilelm Radoja, Viktor Zhusti, Tinka Kurti, Sulejman Pitarka, Reshat Arbana, Pandi Raidhi, Lazer Filipi, Robert Ndrenika e te tjere emra qe na nderojne dhe zbukurojne panteonin Kombetar.

Nuk e ve ne diskutim propaganden politike qe behej, por ne aspektin kombetar filmat e atehershem, social-historike edhe pse te shkolles lindore percillnin mesazhe te qarta edukative. Pa dashur t’i lagohem objektit te opinionit tim, theksoj se filmi “L’America”, i shkon per shtat vetem realitetit te sotem.

E mira do te kishte qene qe artistet Shqiptare, te cilet sot bejne lojra me Teatro , te kishin qendruar konseguente ne mbrojtje te vepres se tyre kombetare dhe te mos kishin lejuar te shembej shpirti dhe zemra e kinematografise, ajo qe quhej Kinostudio “Shqiperia e Re”! Kete nuk e bene, tani le te bredhin si “mercenare” ne sherbim te gjoja artit te madh boteror. Domosdo, kur s’te mban me toka ku ke lindur, do shesesh talentin, si anonim. Nga arti i madh ne sherbim te kombit, per te mbijetuar, do te bejne artin e ulet te dekadences, ne sherbim te disa paloproducenteve te shitur per llogari te panjohura .

“L’America” prologu dhe epilogu i nje shoqerie ne degradim.

About Post Author