Ymer Nurka:U vra Esat Pasha, por jo tradhtia


U vra Esat Pasha, por jo tradhtia.

Është shkruar, se e vranë Esat Pashen ne Paris. Eshte thene se e vrau i biri vegjëlisë Libohoviti Avni Rustemi, ja mu atje ne mes te kryeqytetit te Frances, se domosdo tradhetaret jetojne mire, madje më mire se “ajka” e populli te tyre. Per nje sabotim “pavaresie”, për ca vonesa mosnjohjeje te shtetit, per nje mbyllje porte te Evropes, per nje shitje interesash kombetare, apo qindra kilemetra katrore truall, apo qindra milje katrore det, per shkaterrim shteti, e per lënie ne mjerim te qytetareve te vendit, ata (porositesit) i paguajne qehallaret dhe afijet e tyre me here te pare. Po sa do te pyese dikush nga ju?! Shume them une, aqsa askujt s’ia merr mendja. Prandaj ata kane mundesi te shijojne taverna, gostira, gala-ra, orgjira. Te flejne ne hotele luksi, te takojne lorder, konter, duke, arhonde, oligarke, mbreter, bankiere, e te tjere e te tjere! Te blene aksione e te krijojne firma ne parajsat fiskale. Te shkollojne femijet ne Kembrixher e ne Sorbona. Ata nuk pushojne si puna juaj ne vende dosido, apo te dalin ne njesi tregetare allasoj. Ata blene gjera te shtrenjta, bie fjala grate e tyre, kur blejne nje pale mbathje, ato u kushtojne, sa ti o z. qytetar i zakonshem s’ ke mundur të blesh rroba per gjithe jeten tende.

Po te mos hyjme kaq thelle ne detaje! Perkunder ç’ndodh vendeve te qyteteruara, ku ata, te cilet shesin interesat e Atdheut te tyre edhe mund te jene te ndonje shtrese sociale dosido, por ketu tek vendi yne, tek shtetet tona, ata per paradoks vertiten atje ne maje fare dhe konsiderohen si shtrese e larte dhe e pasur e shoqerise. Vetem mbi kete dhé ndodhi qe tradhetari u be mbret, edhe pse nuk e mbajti dot kuroren si i tille gjer ne fund, por perfundoi ne nje hajdut ordiner dhe i rendomte. Edhe kur ndonjeri demaskohet si hajdut, ketu papritur e pakuptuar perfundon burreshteti. S’behet fjale per hajdut pulash, uji, apo korenti, por hajdut bankash, buxhetesh, fondesh dhe thesaresh. Ja keta jane hajdute te karrieres se larte!

Nejse, i fundit tradhetar klasik, qe mbajti titullin Pasha, i cili u cilesia mirefilli si simbol i tradhetise se kombit Shqipetar, qe Esat Pasha. Nuk po ja permend mbiemrin Toptani, se nuk deshiroj qe ta ndyj mbiemrin, te cilin e mbajne mjaft patriote te shquar, duke filluar nga dhendri i Frasherllinjve, siç ishte intelektuali dhe patrioti flakte, Murad Toptani!

Me ate atentat qe beri Avniu yne, u mbyll nje epoke e erret, madje m’e sterrosura e te gjitha kohëve, e cila per kombin Arberor zgjati edhe 600 vjet te tjere, u mbyll mesjeta tiranike me Otomanizmin si pushtues dhe asimilues i kombit Arberor. Keshtu po besojme s’e i vume kapak asaj kohe, por mua me merr frika, ndersa sot e shikoj perseri Esatin më kembe, madje me te mbajtur se kurre. Jo me borsaline dhe me bastun prej doreze ari, tamam si skepter, por me benz, me kadillak dhe te veshur sportiv, here si lindja e mesme, here allafrenga, here modern dhe here klasik, here me moden sllave dhe here Helençe, here Shqiptarçe dhe here Halldupçe, here nacionalist i terbuar, here internacionalist me huqe, here e shon ne opozite dhe here ne pushtet. Ndodh që ta veshtroj shpesh edhe maje minares, duke derdellitur arabisht, (a thua seç po na thote), por ndodh ta shikoj dhe në altar nen kembana me veladon; diku shfaqet me grada dhe diku i dekoruar si mjeshter i madh, apo nder i kombit, diku hiqet si diplomat dhe diku zgjidhet minister, diku pedagog dhe diku demagog, diku militant dhe diku emigrant, diku hajdut dhe diku allvanos, diku arnaut dhe diku çifut, diku padron dhe diku kryetar. Rron Esati rron. A thua sikur Esati te ishte prej qelqi dhe Avniu nuk e vrau, por e theu dhe e beri ne mijra copa, te cilat me pas u klonuan dhe Esatin e rikthyen njeqinfish, njemijefish, duke vazhduar te ngjallet e te riprodhohet pafund. Se Shqiperia vertet nuk ka industri dhe teknologji, por ne fushen e riprodhimit te tradhetareve ne zeme vend te pare, jo thjesht ne Evrope, por edhe ne bote. Jemi kampione or eeej! Te besosh se me vrasjen e Esatit dhe me renien e sistemit monist, tradhetia mbaroi, o je injorant, ose budalla, ose ben sikur je nga te dyja bashke, se ne fakt ne jemi indiferente te lindur. Dihet qe indiferentizmi dhe neglizhenca perbejne paradhomen e tradhetise dhe po qe keshtu, me duket se me dashje, apo pa dashje, qe te gjithe i paskemi sherbyer te keqes se Atdheut nga pak. Nuk besoj te kete vend ne bote, ku i biri shtepise, te shaje fisin, te nëmi themelet, te shese truallin tek hasmi tradicional, te shkaterroje vatren dhe t’i vere flaken çatise duke nxjerre nënën në ankand. Ky lloj malukati mund te gjendet pikerisht ketu tek kjo toke e tek ky vend. Per te mos e lene pa emer kete lloj prototipi, personalisht po e quhaj ne vazhdim Esat Pasha. Populli ja kendon kengen, ashtu siç e meriton tradhetari i kombit, por pinjollet e rinj qe gjoja studiojne e hapin arshiva, perpiqen ta reabilitojne ate dhe s’eshte çudi qe pas ca kohesh, t’i ngrihet nje monument gjigand, madje me shtatlarte se ai i mbretit.

Esat pasha, Esat pasha,

Boll Evropit erdhe rrotull!

I kepute ca te trasha

Thua i hengri ky popull.

Shqiperia s’ish e jotja,

Ndaj or ndaj emri të humbi!

Kur halene s’e qëron mortja,

Vjen nje dite, e pastron plumbi.

Populli ketu thote nje filozofi te tere, po me duket se keta tradhetaret sikur nuk para lexojne folk. Domosdo merren me gjera te medha, me axhenda nderkombetare, kane takime, konsultime, bisedime me partnere boterore. Eshte per tu zgjidhur çështja e ngrohjes globale, e luftes ne Ukrahine, bllokimi i supremacise Kineze e sa shume çeshtje te tjera. Se shyqyr o zot i kemi te zgjidhura hallet tona si shtet. Uje kemi, buken e kemi te siguruar, administraten e kemi te nderçme, drejtesi te dlire, Kosoven pas 22 vjetesh e beme antare te OKB-se, n’Evrope per pak na hapen negociatat. Pasterti dhe rregull gjithandej. Shendetesi falas, arsim me orientim kombetar, me fe, me be e rrufe jemi; “s’ka si ne!”, eh ç’te kerkojme tjeter? Te tera i kemi. Ndaj kur behen foto neper samite, lideret tane rendin qe te dalin ne rreshtin e pare, se edhe Shqiperia jone, qe ata qeverisin, po shkelqen si kurre ndonjehere ne rreshtin e fundit! Aferim Esat Pasha, te dija te vrare por desh zoti e s’paske vdekur! Jo po ta dije populli yne, se ne ç’duar ka rene ne keta 30 vjet! Pikerisht ate çast qe e zuri gjumi, e mori lumi! Deshiroj t’u pyes; si ju duket Shqiperia dhe Kosova sot or miq, a po ju duken te dyja si vilajete?! Ja ky ishte vizioni i Esat Pashes, i cili i ka rrenjet, qysh heret n’ate shekullin e larget te motit 1385 dhe vazhdoi me pas, ndersa rrenja s’i zhduket, as fara s’i soset. Nga te gjitha betejat qe beri, i madhi Gjergj Kastrioti, ne 32 prej tyre u perlesh me pashallaret Shqipetare gjakshprishur e tradhetare, si Evrenozi e Ballaban Pasha. Le me pastaj kur tradhetia ju faneps Skenderbeut mu perpara syve te tij, e cila kishte molepsur nipat e vet, si Hamzai dhe Moisi Golemi, te cilet i kushtuan Arberise me mijra bij te vrare e te sakatuar nga Otomanet. Se tradhetia eshte allasoj gjëje. Ajo te rritet ne vater, si ajo kotele e hirit, e urte e bute e me plot perkedheli. T’i e di se eshte prane teje dhe ajo te do e te respekton, kur hop papritur e papandyer, ajo te merr krahet e te ben gjemen. Se cdo gje mundet te kete importuar Shqiperia nga bota, veçse tradhetare kurre. Ne kemi marken tone te tradhetise te çertifikuar nderkombetarisht, e cila quhet marke e sigurte dhe e pavdekshme, te ambalazhuar e te targetuar si “Esat Pasha”!

About Post Author