Ymrije Beqiri-Shqipëria Ime


SHQIPËRIA IME

Tokë hyjënore tokë e shenjtë

Të duam i vjetër e i ri,

Ty vendi ynë i bukur

E shtrenjëta Shqipëri.

Vend i bukur, vend i art,

Mburremi me bukuritë tua

Ku do që shkoj mendja më rrin në ty

Vetëm në ty zemra më qetësohet mua.

Bukuri si në ty askund nuk ka

Të duam si fëmijët nëna vet

Ai që nuk të donë ty mëmëdhe

Përgjithmon do jetë i shkretë.

Ymrije Beqiri

About Post Author