VJEN NJË LIBËR SI FËMIJË
Thonë e mirë është ajo nënë
Që rrit shëndetshëm fëmijtë
Nuk e di n’poezi si jam
Brenda tijë do jenë shumë fletë
Ngjyra jete do fiksohen
Dua libri të ketë jetë
E ndër breza të lexohet
Eh! S’e di nëse do ndodh
Në do jem prap nënë e mirë
Libri fëmijë do lind i shëndosh
Aty flet shpirti im i dlirë!
Është aty një pjesë e jetës
T’kohës së shkuar e sot
Një pjesë shpirti po ia jap letrës
Që t’mos mbetet më e vjetër!
Sa shumë ngjyra paska jeta
Labirinthe të pafundëme
Por k’tu s’është e gjithë buqeta
Miell nxjerr thesi në çdo të shkundur!
