Ymrije Beqiri:Nëse një ditë


NËSE NJË DITË

Nëse një ditë më the s’të deshta

kur zemra prej meje s’të ish ndarë

nuk të pash syrin e dot nuk qesha

se lotët syrin më kishin marrë!

Nëse do më thoje nuk të deshta

e zemra prej meje t’kish marrë arratinë

do ulërisja: po më iku dashuria

se po humbisja vërtet mrekullinë

Nëse një ditë do më thuash të deshta

e zemra tek zemra ime të ka mbet

do qeshi se nuk mundet të më ik dashuria

zemra e mbanë të lidhur sa t’ketë jetë.

Nëse do më thoje se më s’të dua

e zemrës nuk do ia dëgjoj ritmimin

vuajtje përjetësisht do jetë për mua

gëzohu ti e mua më lerë trishtimin.

Le të vuaj unë e ti të lumturohesh

nëse kështu ta thotë zemra, largohu

por pyete mirë zemrën mos pendohesh

mos vepro me nxitim më mirë mendohu!

Nëse…!