SHQIP FESTO
Shqip festoj
Shqip do të flas
E shqip do të kendoj
E nuk dua ndryshe të festoj
Kështu nëna më foli mua
Kur erdha në këtë botë
Shqip e vetëm shqip
Ku do që jam të festoj
Nuk dua t’i harroj nënat shqiptare
Kur lindjet i bënin në male
Nënat tjera lindnin në spitale
Andaj kush këto vujtje do t’i harron
Kjo tokë do ta mallkon
Prandaj folni shqip
E këndoni shqip, shqip festoni
Ndihuni krenare oj nëna shqiptare
Edhe nëse flisni edhe një tjetër gjuhë
Nuk them se është marre
Është zgjuarsi
Por mos harro se gjak shqiptari
Mbart ndër vena
Andaj festo e fol shqip
Edhe ninulla fëmijve në djep
Shqip gjithmonë këndojuni
Nina nana more djali im
O për këtë vend mu bëfsh trim
Nina nana moj sokoleshë
Për këtë vend mu bëfsh trimreshë
Se shqipja vetë i ka bekuar
Bijë e bija
Se fe e komb është vetë shqiptaria.
