Za e zërit-Natasha Limaj 


***********

Gegërisht’ e Toskërisht

Emri yt, i kompozuar…

Eh, ç’më futi në të thella

Pellazgishtes do gërmuar…

*

” Za ” e zërit zeusjan

Ç’më vjen gjëmimbubullimë…

” Mira ” shkëputur nga “ Fatat “

Derdhur mbi ty, ëmbëlsinë…

*

Këndshëm buz’ Adriatikut

Zemrën në dorë , ligjërojmë…

Eh, sa shtrydhëm , moj ” Za – mira “

Me thesare s’i ndërrojmë!…

*

Gegërisht e Toskërisht

Ndoshta vën’ pa e kuptuar…

Me kaq shumë, sa të mbart shpirti

Dinjitetshëm merituar!…

N . L . ( F )