Zamira Agalliu-Ëndrrat në Vlorë


Valixhja

Ëndrrat në Vlorë
ikin me zbaticën
duke marr me vete edhe bregun
drejt perëndimit…
Unë pres baticën
me valixhen mbushur plot vargje
të nise drejt deteve
këngën e vlonjateve, detarëve
këngën e pambarimte te ikjeve
këngën e mallëngjimit të ardhjeve
lotet e pritjeve
lotet e percjelljeve
te nenave, te baballareve…
Deri kur moj Vlore
drejt moleve do te vozitesh
valixhen e vjeter prej druri ?
ajo nje dite do te pellcasë
e mbarsur nga malli
I nje zemërguri …
………………………………

About Post Author