Zanate-Epigram:Viron Kona


Shkruan Viron KONA

Epigram

Pronari (italian, grek, francez, gjerman…) pyet të riun që ka shkuar refugjat ekonomik:

-Di të bësh mur?

-Jo!

-Di zanatin hidraulik?

-Jo!

-Di të shtrosh pllaka?

-Jo!

-Di të bësh instalime elektrike?

-Jo!

-Di të lyesh me bojë?

-Jo!

-Di të vësh tjegulla në çati?

-Jo!

-Di ndonjë nga zanatet: marangoz, rrobaqepës, këpucar, kuzhinier? Di të rregullosh televizorë, frigoriferë, celularë, kompjutera, kondicionerë…

-Jo, jo, jo…!

-Atëherë, merr këtë lopatë e këtë kazmë,

dhe gërmo kanale, gërmo, gërmo, gërmo!