Zavalli maj…Suzana Rama


Zavalli maj…

E ngrysi qiellin në gri ky fundmaj,

gurgule po bën me bubullimat,

si të tregojë se dëshiron të qajë,

me dritë vetëtimash e pasthirma.

Ndoshta nga që largohet këtë ditë,

e bashkë me ‘të dhe vetë pranvera,

por është zakon të largohen stinët,

ikën njëra dhe menjëherë hyn tjetra.

Nesër në kronika e zëmra hyn vera,

amvisat nëpër oda ndërrojnë rrobat,

ikin përkohësisht pallto dhe xhupa,

vishen në të linjta biskonjat vasha.

Lëbyret me dritë e ngrohtësi natyra,

lodrojnë lëndinash lulet shumngjyrshe,

vrapojnë gëzueshëm djem dhe vajza,

stina e verës i stimulon shumë ndryshe.

Ndokush nuk di ku do kaloj pushimet,

të tjerë prenotojnë pushime në bregdet,

nga larg dhe emigrantët malluar kthehen,

ju cërron zëmra, pragu, vëndi i thërret.

E ngrysi qiellin e grinjtë ky fundmaji,

herë me bubullima dhe herë me shi,

sido që të jetë do të shkojë zavalli,

e do të presi derisa koha sërish ti vijë.

Zavalli maj, unë me mall do të pres,

me ty më lidhën ngjarje të jetës pjesë…