Zbathur i kam opingat-Ilmi Cani


Zbathur i kam opingat

Në këtë udhë shkëmbore.

Lëj gjurmët në pluhur;

Të ma ndiejë trolli shuallin

Të mandiejë sholli truallin.

Ndiej një melodi të ëmbël që më përlot.

Ndiej dashurinë që shpirtit më lot .

Drini poshtë meje; shushurin në melodinë , paskaj shpirti m’ ia përcjell kories

Melodinë e mallit pa faj.

Tek rritet gjëmueshëm, kënga që koria, ia përcjell zallit në rrjedhën e pavdekshme, të lumit të mallit.

@@@@@@@@@@

Tungjatjeta Drini Zi !

E ndiej. Shumë më ke kërkuar.

Tek ma shpreh mallin tënd, gurësh duke gurgulluar.

Tungjatjeta Drini im!

E ndiej. Shumë më ke pritur, tek ma shpreh gëzimin tënd, n’ at’ shkumëzim; rrasash harlisur.

Vij drejt teje i malluar pluhurosur e dërsitur

Tek më ndizet vala jote, shkumëzueshëm nëpër rrasa;

Shkumëzo mbi shpinën time!

Shkumëzo, një herë se plasa!

Një ditë të bukur si ua do zemra ju miq

Ilmi Cani , Tiranë.