Zbrit tek unë…Boris Miska


Zbrit tek unë…

Boris Miska

Asnji kandidat per Bashkine e Tiranes nuk vjen tek une! E di pse! Sepse e kane te veshtire, nuk e dine rrugen, nuk e kerkojne, s’duan, kane frike te perballen, te ulen, te flasin, te afrojne zgjidhje te zgjidhshme. E kane me te lehte te rrine aty ne ‘qender’ te flasin broçkulla politike, te bejne premtime, te imitojne, te genjejne… Po t’i kisha ballas te gjithe pa dallim do u thoja; une jam qytetare, votues, taksapagues, subjekt, prind, banore, konsumatore, perdorues rruge, ajerthithes, vezhgues, dashamires i qytetit tim… O kandidat per Tiranen! Hip ne linjen e autobuseve, prit si une 30 minuta ne stacion derisa te shtypesh e humbesh durimin, thith aroma nga me te larmishmet. Hidh syte majtas e djathtas gjate rruges si eshte trafiku, sa stacione jane te zena nga parkimi i makinave, makinat parkuara para marketeve qe furnizohen gjate gjithe dites, sa respektohen te pamundurit te moshuarit, grate me femije e me bark tek goja. Analizoje me ate koken tende plot premtimshe pse te bien leshte e kokes e te dalin thinjat krese derisa te arrish ne destinacion. Zbrit nga autobusi, merr rrugen per tek pallati im, ec ne kembe, vezhgo, sheno çfare te ben pershtypje, plehrat, nena me karroca femijesh qe nuk ecin dot trotuareve 80 centimetershe, parkimet… Kur te mberrish tek pallati im hidh nje sy tek dera, nuk ka brave, citofonit i kane dale telat si zorret jashte, shkallet e palyera, ashensorin, shkallet dhe hapsirat e perbashketa te zena nga orendi te nxjerra jashte perdorimit, garazhe te papastruara… Kerko administratorin ( ne e gjetsh), ulu e degjoje, pse eshte i pamundur. Pse si lypsar qendron pas dyerve qe si hapen te mbledhi detyrimet financiare. Me siguri do kthjellohesh. Largoje pak mendjen nga skenimet teatrale me celulare qe ti qan stafi. Kandidat i qytetit tim! Ndalu pak aty dhe pyete veten pse, zgjidhe, nuk eshte fare e veshtire, kerko kur te shkosh tek stafi yt veçfotopublikues ta afrojne modelin e gatshem qe bota e ka gjetur me kohe. Kaq bej, ulu ne toke, mos u merr me yjet, mos fol para mendjes. Njerezit nuk jane budallenj, as pa kulture, kerkojne vetem te qeverisen, te organizohen, ta dine zgjidhjen, ta prekin ndeshkimin e sjalljes jo qytetare. Ma zgjidh o kandidat problemin e bashkejeteses, mos me fol per drita e uje se ma shpif. Mos me genje se do ma kthesh ti qytetin se askush s’ma ka marre. Nuk ke kellqe! Leri keto idiotizma politike qe nuk vijne fare ere zgjedhje lokale. Lokale o kandidat i qytetit tim, bashkjetese, jeta ime e perditeshme, e prekshme. Mos me fol sikur vjen nga NASA!! Zgjidhe o kandidati im si te ndeshkohen ata qe nuk dine te respektojne pronen e perbashket, hapsirat e te gjitheve, qe nuk paguajn detyrimet qytetare. Zgjidhe, nuk eshte fare e veshtire. Kur te kthehesh tek stafi yt veç fotopublikues veri ta kerkojne modelin, futi ne ‘google’ dhe e gjejne kollaj. Nuk eshte bota me e kulturuar se ne por ju nuk afroni zgjidhje dhe na nxirrni ne si ‘dele’ te zeza te pagedhendur… O kandidati im per qytetin tim. Kjo eshte fushata, jo fotot neper fb e Instagrame. Ne do voten time, te qytetarit, konsumatorit, banorit, taksapaguesit… beje fushaten me te thjeshte, ç’fryje ballonen qe te ka ngritur aq lart e sillesh si dron veç mbi qender e me perralla ne koke. Hajde tek une, rrugen ta tregova. Ta jap edhe zgjidhje pastaj kerko qe te zgjidhesh, lype burrnisht voten time. Nuk me genjen dot, as mua as krejte miletin qe nga ajo ‘lartesi’ te ngjan me delet.