Zejna-shpalosës i flamurit të dashurisë për atdheun-për Kosovën!Nga Isak Ahmeti


Nga : Isak A H M E T I

         

Zejnulla Halilin (1945-2004) fillimisht e kam njohur përmes shkrimeve që i botonte në shtypin e atëhershëm të Kosovës.Mirëpo atë e njoha më për së afërmi  në Takimet e Dom Mikelit në Stubëll , që kishim filluar t’i mbanim, në shtatorin e viteve të 90-ta ,kur ishim nën okupimin e egër serbosllav.Zejna ishte mjaft i rregullt në  ato Takime dhe në paraqitjet e tij si poet në Orën e Madhe Letrare ,A i zinte një vend nderi.Ishte gjithmonë i ngroht ,i buzeqeshur dhe gazmor , fisnik dhe zemërbardhë.

Zejna ,si shkrimtar për fëmijë ,veçanërisht  si poet dhe pjesëmarrës në Takimet e Dom Mikelit që tashmë ishinë bërë tradicionale , gjithmonë kishte shpalosur FLAMURIN E DASHURISË për ATDHEUN-për KOSOVËN.

Ai  ,sipas vlerësimit tim , është emër që nuk mund të anashkalohet asnjëherë.Ndonëse heret ka kaluar në amshim , Ai ,me veprën e tij letrare-publicistike zë një vend të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare.

Poet i ngroht dhe i dashur për të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar , ai ishte, para se gjithash ,shpalosës i flamurit të dashurisë për Atdheun-për Kosovën!