“Zemërimi vjeshtak”


EQEREM CANAJ

Poezi

Zhuritjes perveluese do t’i vinte fundi,

dhe mberriti ne te fundit jave gushti :

veshta e zemeruar, kushedi se si,

zemeraku qiellin me nerva e mbushi,

ndersa draperi hyjnor korri smogun :

shiu i rrepte derdhi zallahi…

qene nxehur gjinjte e femrave.

havrosur si llava e vullkanit,

dallget e kaltra te detit hane reren,

nxehur te gjorat, zjarrin s’e shuanin,

dalledisnin, harbonin sokakut :

mallkonin ethshem per nje pike shiu

sapo breshanen diktuan ndaj ag,

vrapuan sokaqeve si te marra

dhe leshuan gjinjte mbufatur nga vapa,

te lakuriqura e dehur ne afsh –

nen hark te vetetimave digjej nata :

gelltit jetashiun e zemerimi vjeshtak.

zhuritjes perveluese do t’i vinte fundi,

dhe mberriti ne te fundit jave gushti:

vjeshta e zemeruar kushedi se si,

zemeraku qiellin me nerva e mbushi,

ndersa draperi hyjnor korri smogun :

shiu i rrepte derdhi zallahi.

About Post Author