Zemra e gruas së dashuruar,si zambakët e bardhe të Liqeneve të Lurës….”Piro Millona Minella


….Nuk i harroj edhe sot ata zambakët e bardhë, që mbulonin sipërfaqen e qetë të Liqeneve të Lurës.

Ashtu është dhe zemra e gruas së dashuruar, që dremit në mbulesën e bardhë të atyre liqeneve dhe buron nga siguria e qetësia e mashkullit të saj, që e mbështjell si vello dhe mbi të bie. Syri i pasionit të ëmbël zhvesh të fshehtat e saj, zbulon hiret e saj, dashuria me afshin e saj të nxehtë ka zënë flladin e lehtë të fillimit të saj.

Ajo ndihet e sigurtë në kraharorin e saj e mbrojtur nga fuqia e mashkullit në krah të saj, i ruhet syrit të errësirës, që gjithmonë sulmon dhe pabesisht gjurmon për ta prishur këtë ekulibër të brëndëshëm të tyre.

Në momentin e më të vogëlit dyshim nga përgjimi i syrit të errësirës zemra e gruas ndizet dhe e ben hi e shkrumbon syrin e errësirës, që porsi ai akrep mundohet ta thumbojë me helmin vdekjeprurës.

Ajo, kur dhuron dashuri, mashkullin e saj e fut thellë në gjirin e tij e mbron atë e lufton edhe kundër të gjithëve po të jenë kundër kësaj dashurie hyjnore të gruas të dashuruar.

Në dhomat e kësaj zemre gruaje të dashuruar gjaku gurgullon si burimi në alpet i pastër si kristal dhe si atje që çelin sythet e luleve edhe në dhomat e Saj çel bisku i dashurisë si në atë lulen, që rritet e vetme në dëborën e ftohtë, ose nën thundrën e egër të botës së pabesë.

Nuk mund të hysh në dhomat e zemrës së gruas të dashuruar, se aty të shtyp trysnia e pasionit të dashurisë.

Pikërisht për ti kthyer këto dhoma të saj në “kështjella” të pamposhtura dashurie, muret e këtyre dhomave mbështillen nga brënda me atë besën e burrërisë së paster mashkullore.

….Gruaja e dashuruar të hap portën sekrete të zemrës së saj të dashuruar, atëherë binomi burrë e grua janë të pandashëm si binjakët që marrin frymë dhe oksigjen nga flladi i pastër, që i mbron nga acari që ulërin e përfshin, duke shkundur dhe hedhur për toke dhe zhvesh nga gjethet pemët përrreth…