Zemra e një gruaje
Nuk është banesë komode zemra e një gruaje
që ti të ulesh dhe shplodhesh qetë pa provuar
stuhi
lëkundje
dridhje
frikë humbje
Nuk është tempull i paqtë shpirti i një femre
të mendosh ëmbëlsisht e pushtova
e mund të fle i qetë mbi dafina
pa pasur frikë nga e papritura
ngazëllimi edhe mbas një humbje
nga mbrojtja mbas një paqje
nga stuhia mbas një ylberi…
Shpirti e zemra e saj nuk janë njerëzore!
Që në Eden gjarpëri i mbrujti pak djall për vetëmbrojtje
E zoti e pushtoi plot ëmbëlsi e zjarr
Nuk është burbuqe shpirti i një femre
që me pak rreze shpërthen…
Është dritë zbritur prej diellit
Zbërthimin e bën veç një pikë lot
dalë prej shpirtit
