Zemra e saj-Fatbardha Budini


ZEMRA E SAJ.

Në kopshtin të rrethuar nga lule ngjyra-ngjyra.

Aty ku mrekullueshëm mbizotëron

Natyra.

Një vajzë ëndërronte për dashurinë e vërtetë.

E priste me durim dhe me zemër të qetë.

Zemra e saj është arkë thesari e mbyllur me kujdes.

Për të gjetur princin e ëndrrave besnik dhe të drejtë.

Ajo është si hëna,që lëshon dritë në këto netë pranvere

Në pritje të Diellit,për të pëŕqafuar dritën e saj,që buron prej zemre.

Në rrugën e fatit, ajo mban qëndrim të drejtë.

Për të mbajtur pranë vetes një partner të dashur dhe të vërtetë.

Çdo mëngjes Dielli përshpërit sekretet e saj të pathëna.

Një histori dashurie,që pret të shpaloset nga dy zemra.

Nëpër stinët e mallit ajo vazhdon të mbetet.

Një fener shprese për të gjetur dashurinë e saj të vetme.

Vajza mendon se do ketë një ditë një rastësi.

Me djalin ideal do ketë kënaqësinë e një vallëzimi.

Në simfoninë e kohës,ajo do të gjej melodinë e dashurisë.

Me njeriun e duhur që do i sjelli melodinë e lumturisë.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.