Zemra ime-Madiyar Ospanov-Perktheu Angela Kosta


Zemra ime, e di, e hutuar je

Do të doja të të kisha si fëmijë.

Së shpejti do të shuhesh

njëherë e një kohë kishe një zjarr.

Zemra ime,

të ndjej, je e brishtë,

Kush do të donte të këndonte një këngë si ty?

Ti ecën nëpër vende,

gërmon një pus në fushë me një stilolaps.

Zemra ime çfarë ke tjetër

Duhet të bashkosh aurorën me agimin.

Ndonjëherë dua të të shoh, por nuk mundem të të shoh,

Kur ke etje, ndonjëherë nuk të rrjedh as gjak.

Zemra ime, pra, je e hutuar,

Ti lëndon veten.

Duke vepruar, imagjinuar, ëndërruar…

Një kështjellë dhe një qytet do të ndërtosh…

Zemra ime!!!

MADIYAR OSPANOV

(Kazakhstan)

Përktheu: ANGELA KOSTA