Zemra jeme,
Martire e virgjër
E dashnisë tane
Kalon kah teje
Orë e çast
Përmes çdo udhe
Sa me u përshëndet,
Pa u pa ashtu
Sy më sy
E me ik tinzash,
Pa u duk
E mandej,
Ndër vedi me u fik
Tuj lotu
V.Kolaveri