ZEMRËS
Në heshtjen e pafjalë.
Të njoh!
Në lotin me lotë larë.
Në vetminë më të vetmuar.
Të kërkoj!
Në frymën më të dërrmuar.
Të dëgjoj!
Në luftën që kurrë s’mbaron.
Të dal krah!
Në mendjen që kurrë s’kujton.
Të mbaj gjallë!
Në jetën pa jetë.
Të jetoj!
Në ferrin më të egër.
Të shpëtoj!