Zërat e nates-Teuta Shaqiraj


Shëët..

Mos ma zgjoni natën ,

ju zëra të fjetur,

paftuar sonte,

shtratit të vakët, mbrëmjes vonë

Se nuk jam e lirë

skllave e muzës jam ,

ma vesh ajo pa dëshirë,

pa kushte,

lakuriqësinë time të mistershme,

Mos ma trazoni magjinë e kultit!

Se me vargun fle ashtu zbuluar,

e ajri përreth drithërohet,

nën hije,

paçka se diku ka,

hone gelozie.

Kam frikë se më ikën,

n’arratinë e natës

e vritet “magjia

si zogu krahëthyer,

i kapur në kurth,

kur përplaset dritareve me duf.

Se ëndrrën pastaj ma lini

të bardhë,

të vetmuar, pa ngjyra,

si vejushë krahapur,

në gjunjë kruspull

nga pritja,

nga malli i ëmbël, i kohëve

kristal .

Tea.

E risjellë