Zëri i bilbilit…Nexhbedin Basha


Sa i ëmbël zëri bilbilit,

Kur jehona vjen nga bjeshkët,

Përhap dritë si rreze dielli,

Vjen si flad lehtë, lehtë.

O bilbil që fluturon hava,

A ke parë naj thellësi mali,

Herë shqiponjë, herë shtajzovalle,

Ajo ngjason me një zanë mali.

Zëri yt, zë meliodjoz…,

Ëmbël shkon te çiftet e rinjë,

Si dy thëllëza në një jastëk,

Nisin jetën me shumë rimë…

Ky bilbil seç këndon kodrinave,

Këngë dashurie të Lasgushit,

Me fjalë shpirti nën korije,

Strukur në vargjet e lirikut.

O bilbil na thuj një fjalë,

Zemrën ti mu ma ke djeg,

Ëndrat tona janë varg, varg,

Flladi i malit na përkëdhel.

Ti bilbil je si një diell,

Unë thëllëza si zanë mali,

Të dy bashkë jetën nisim,

Lidhur si gjerdan ari.