Zëri i femrës-Fatbardha Budini


Në rrugën e gjatë të jetës femra është ajo që merr guximin të flas.

Fjalët e saj janë sigurta dhe si zjarr.

Ajo qëndron e patrembur kundër gjithë meshkujve paranojakë.

Ata flasin pa u menduar dhe mbi femrën hedhin baltë.

Si do që të ndodh zëri i saj do të kumboj.

Nga disa meshkuj ordinerë që figurën e saj duan ta poshtërojnë.

Vetëm zjarr mund të shohësh në sytë e saj.

Ajo thyen barierat dhe çdo vështirësi që gjatë rrugës së gjatë mund ti dal.

Forca e saj është sikur një fener që ndriçon.

Me fjalët e saj të guximshme rrugën e gjatë ajo e përshkon.

Ajo thyen mure duke qëndruar e qetë dhe krenare.

Në çdo hap që hedh shpreson të ketë paqe.

Në zërin e femrës gjen fuqi dhe hir.

Ajo e vetme lufton ndaj disa të njerëzve të pashpirt.