Zëri i kohës-Emine Konushevci-Durmishi


( Adem Demaçi)

Emine Konushevci-Durmishi

Muret e odës me oxhak ruanin fjalët që paguheshin me gjak
Zëri për lirin dhe bashkimin e kombit ishte këngë pa vaj
Fjalët e shpirtit për tokë e vatan nën dhe futeshin shtat pash
Ti simbol i stuhisë se kohës dhe strateg i bashkimit kombëtar!

Ngrite zërin në ditën pa dritë,në natën pa yje dhe hënë
Nga ato mure ode dolën fjalët dhe u ben për shqiptari jehonë!
Hero i gjallë në ninullat e nënave për djemët e vatanit
Nga katër anët e burgjeve ishe i rrethuar nga dora e barbarit!

Dritën e diellit me sy nuk shihje se lirinë të cunguar kishe
Vetëm shpirti yt e dinte se qka përjetove plot njëzet e tetë vite!
Edhe nga aty zëri yt për liri e bashkim kombëtar depërtoj
Gjithë jetën u ndëgjua dhe sot jehon anëmban ku ka shqiptar!!!