Zëri i Paqes-Valbona Kolaveri 

ZËRI I PAQES

Në kumbimet e kujtimeve të largëta

Zëri i paqes po thërret dritë,

Edhe nëse harrimet janë nderë pa jetë,

Pa shpirt.

Në zemërime projeksionesh të eshkëta

I le pas kutërbimet e idhnimit

Dhe endjet për trillime,

Se nuk ka kohë për ndarje

Ndarja ndan çdo ndarje

Dhe shkon gjer tek etërit,

Tua brej eshtrat

Në udhët e brishta të amshimit.