ZËRIN KUNDRA TË KEQES ..!!Zihni Ndregjoni


A kam unë të drejtë zërin ta ngre.
Kur shoh paudhësi ,mbi t’shtrenjtin atdhe.
Po kam.
Se bir ,i këtij atdheu jam.!

Duhen shumë zëra shumë grushta shtërnguar.
Duhen sy të çelur ,jo si të perënduar.
Duhet mendje të kthjellta të kenë fuqi.
Të ç’bëjnë e shkërmoqin ,çdo marrëzi.!

Ta ç’montojnë motorrin e së keqes.
Të asaj të keqje ,që na ka hy në bark.
Rëndë të godasim ata që na zhysin.
Se Shqipëria ,s’ju ka borxh aspak.!

A kam unë të drejtë zërin ta ngre.
Kam ,edhe ti ke.
Zërin kundra të keqes.
Ta ngrejmë ,të gjithë ne..!!

Zihni Ndregjoni