Zgjatet dita,tri ditë:Ismet Tahiraj


Ismet TAHIRAJ

ZGJATET DITA,TRI DITË

Tri ditë  u zgjatë  dita

Te katëren ditë

U stërgjatë  akoma

Si një qefin  e shqyer

Qe po arrohej

Mbi diritën e verbuar.

Te tjerat ditë

Dritarja rrinte pa parmak

Me vrushkujt  ardhacak

Si caimiu ne birat e veta

Streheve te lumenjëve.

Edhe pak ,më  pak se shumë

E dashura më  këshilloj

Të pulis sytë

Nga  vrushkujt e  rrezatimit

Dhe moti të jetë  I kahmotshëm

Vijadukteve te  arave dhe kopshtive te arta

Jo sin ë viset e Spanjës

Thekra  te lul’zoi veç në mot.

E qart diçka e qart

Qefini I dit’s mos arrnohet

Pa pjesëtaret e saj akrobat…..

METEORELOGET   GODASIN

Shkarkim  resh do të bëhet

Dhe vetetima  gjarprinjësh

Thonë  meteoreloget

Dhe  shpatulla e gjelit

Mbi fushë që ka arenën

E përfoljeve.

Kam drojen se ti poete

Ose ke meteorologji  pështjellimesh

Ose bedele e sëmndjeve  te rakitisit

Apo modele e hurit  stupcit

Nga erërat e furishme.

Gjithçka po dyshoj ne ty

Dhe të vjellat kur i bëje  Burrel

Disi si lloj shkarkimi i nevojës  biologjike

  Si në shtazënije   eremite

Ku kapsallite sytë në  ulësën e autobusit

Si zogu  ciamiu qe  fërshllën ferrave

E  nuk e di në  cilën  datë do të shkarkohen retë

Meteorologet   diçka po fëshehin

Diçka po trillojn

Po fusha  nuk po ngutet

Si thekra    barkushet më të thëna

Do t’shpërthejnë.

Ah etjet e shfrenuara

Arenën po e grijnë.

Besoj por kurgjë

S’(MOS) HARROJ…

IKA SE MURRMË

Myshqe vijnë murrmë

Mbi  pllakat e gurit

Dhe  mace vjen murrmë

Qe gjuan vezet shtrofkave

Si riga e fjalëve murrmë,

Murrmë vjen më mushamë

Asketi  që  kërkon për pendesë

Nga faltore  pyrgu.

Një grua më çehere murrmë

Qe në qendrën  sociale

U kanoset palëve  skamnor

Më sharje  si koderë mali.

Dhe një faturist me me fatura murrmë

Qe më beritma  kërkon borxhin

Si vet vdekja e murrmë.

Po del kavalieri me prostitutën

Haje e pije e  pazar shtrati  I murrmë.

Kodra kërkon djersitje

Po mosha e murrmë

E vitet e jetës murrmë koklavitën.

Murrmë stuhija e kujdo qoft

Qe  shkatërron kulme

Dhe  vershimet i fut dhomave

Murrmë qefini e tabuti murrmë

Ikë se ika  fundi i fundit murrmë…

Bulec  2015

SYTHAT KUOTË

Shelnja  rri buz’ përroi

Kot akulli e besdisë

Rebecka më s’këndon

N’konakun e shtëpisë

Se saj  nëtetë  kalon.

Në fund te shkurtit

Vemjet  harbohën

Gjatë marsit

Oborrit e fushës shumohën.

Shelnja e shkret dridhet nga era

Hapu o derë a të hapet dera.

Dhe diçka nis e kërkëllinë

Shlliga fërshk’llinë

Dhe djali me çupën

Puthën zjarrmishëm

Në atë lëndinë.

Shelnja atë botë

Sythat  ngjyrë ari ,kuotë…

About Post Author