Mora penelin nisa pikturën
Një kënd qielli me kaltërsi.
E rrëmbeu mbesa
Shpejt hodha në telajo
Një kal të bukur në kalërim.
E pëlqeu djali:
“Ky, është kali im!”
Më tërhoqi fort e kuqja
Një flamur gjak në palërim.
Me admirim tha vajza:
“I preferuari im!”
Një stol n’pyllin me hijeshi
Në degë këndon një zog i ri.
M’u afrua im shoq:
“Ky, për ne të dy!”
