Dikush të mërzit padashur,
Dikush të flet keq e lëndon..
Dikush si njeri tjetër të është shfaqur,
Dikush të qesh e të thumbon.
Dikush kush është ky dikush,
Një njeri i vogël që s’mendon,
Dikush që mik e kishe e tani askush..
Zgjidhi shok atë që të do e të nderon.
Shokun zgjidhe më të mirë nga vetja,
Shok të mirë do ta kesh prej tij mëson,
Shokun e mirë se lë ndërgjegjia,
S’të fyen ,s’të përdor,s’të poshtron.
Shokun doje pa fjalë të tepërta,
Pa romuze ironi e nënçmim,
Hesht kur ai të thotë të vërteta..
Duaje pa fund e do ta kesh mik.
Mik që stë do me interesa,
Mik që të fal dashuri pa të kërkuar gjë,
Ç’ti duash disa miq si nepërka,
Se miqtë e mirë në rrugë nuk i zë.
Mik është ai që të mirëkupton,
Mik është ai që s’të fyen.
Mik është ai që zemrën të shëron,
Mik është ai që zemrën s’ta thyen
Miqtë janë ata që ndan sekretin,
Miq janë ata që të mbështetin,
Ata janë miq me vlerë,për kokë
Në krahë do ti kesh, kur ke nevojë.!
