Zgjim të mbarë-Lefter Shomo


Në tavernë, me shoqëri pimë e argëtohemi.

Zëra, zhurmë,shaka, të qeshura..

Notojnë në çakërqejfin e gradave të pijes .

Në ekran të njëjtat skena tmerri e vdekjeje.

Qiejt të grisur të bërë fërtele nga raketat, predhat, bombat.

Bombardime shfarosjeje e rrafshimesh mbi gjithçka.

Kërpudha të zeza zjarri e pluhuri tentojnë të përqafojnë retë e paranojës.

Horizonte të padukshëm, të zhdukur.

Gjëmimet e plasjeve ulërijnë si kuçedrat e një marshi funebër.

Bie shi vdekjeje,loti, gjaku, vajtimi.

E paguajnë luftën shpirtrat e dlirë të pafajshëm , dashnoret e zjarrtë të paqes: fëmijtë, gratë, të rinjtë e pleqtë.

Peizazh ferri ..

Dhjetra mijra të vdekur të pafajshëm.

Cili është krimi I kryer prej tyre?

Kush do të na e thotë? Do të na e thotë një ditë vallë?

Kundërshtarët burrërore e jo burracake nuk sulen si hienat mbi fëmijtë dhe gratë.

Çfarë amoku çnjerëzor gjakatar hitlerian hakmerret tek fëmijtë?

Ç’ dorë gjakpërlyer vret jetën e jetës, gratë?

Terroristët. Cilët? Ata që u financuan dhe u stërvitën nga vetë ata që i kërkojnë sot.

O Zot! Çfarë çmendurie dhelparake.!

Po kafshërinë e genocidit cila Gjykatë do ta dënojë?

Vdes Paqjja Liria, Pafajësia,

Dalim nga tavenra e shkojmë në ngrohtësinë e shtëpisë..

Shtriqemi gjëregjatë në divan të shkujdesur, nga dalldia e zdërhalljes na zë gjumi si shqerrat.

Jashtë retë e murme dënden e gjithnjë po u afrohen qiejve tanë të lirisë..

Zgjim të mbarë!

Lefter Shomo.K /94 p.i. α.