Zgjohu “botë”,sa nuk është vonë-Afërdita Hadaj


Afërdita Hadaj

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Botë e trembur, gjer në kockë,

Je bërë akull, sa shum ftohtë.

Mbi ty “bosat”bëjnë kofshalle,

as ju plasë, se ke shum halle.

Ti kanë mbyllur,sy dhe veshë,

duar dhe këmbë, me zinxhirë.

Mbi gjakun, dhe djersën tënde,

Fle pashai, mbi xhevairë.

Hiena ujqër,dhe çakallë,

Janë kthyer kapitalistët.

Errur sytë nga pasuritë,

Njerëzisë, i kanë kall frikën.

Hiena nate,dhe lugjetër,bëjnë pazare,plot pisllëk………..!!

Të pastrojnë parat e pista,

mbushur bankat në çdo vënd.

Ngriu botë, nga gjumi thellë,

Se gjakun ta kanë helmuar.

Këput zinxhirët skllavërues,

mjaftë durove e uruar.

Lutju zotit………të ndimoji,

nuk e she, ç’po të punojnë?

Lufto dhe me shpirt,ndër dhëmbë.

“Sheikët” po të pushtojnë.

Ngriu botë edhe lufto,

Jo me armë, po me protesta.

Kërko,të drejtat e tua,

Boll mbi kallo, shkel kuçedra.

Se bosat kapitalistë,

Janë kthyer, në demonë.

Ngriu ndiz zjarr,dhe vullkane,

asnjëherë, nuk është vonë.

Grusht i fortë, të bjer mbi ta,

mbi gjakpirësat, pa mëshirë.

Zoti i dënoftë nga froni,

gjith kuçedrat, që kanë mbirë.

Mjaftë durove,fatë zezë,

mos i lërë, mbi trup të shkelin.

Duhet, një tërmet i fortë,

ja të rrojmë, ose të vdesim.

Se ti botë, më dysh je ndarë,

të varfër, dhe pasunarë.

Fukaranë se do njeri………!!

e shfrytëzojnë, për pasuri.

Të helmuan me viruse,

jetë pa faj,sa shumë, nënë dhe.

Si su shëmbën, kurrë katilat,

çdo pisllëk, bëjnë për biznes.

Vaksinat që injektuan,

të helmuan, më shumë moj botë.

Po vdesin njerëzit, si pulat,

djagnozën “infrakt” ta thonë.

Kohët sot, janë të trazuara,

lumë urrejtjesh, në çdo anë.

A’hh “PARA” që prishe botën,

mos tu duktë, namë dhe nishan.