Zhgënjim…Azem Baliaj


Azem Baliaj

Me t’njejtin ritem, rrotullimi i botes

Vazhdon, vazhdon vite pa numerim,

Ne mjaltehelmet e fundit te gotes,

Boten, si ujet e gelltite ky njerezim!

Dhe brezat nderrohen, nderrohen,

Ecen bota e miliona vjeteve drite,

Skllavopronaret shtohen, shtohen…

Ne palce njerzore thithin pasurite!

Rrotullimi i botes si valle pagane…

Hidhet, feston nen rreze te zbehta.

Pasurite e ndyra, u bene politikane,

U vetequajten, qeveri te sinqerta!

Me te njejtin ritem bota rrotullohet

Marshon me heronj dhe viktima…

Sherr-politika, para Zotit betohet…

Dhe tango kercen…mbi Hiroshima!

Lissus,13.03.2017. (ajb)