
ZHVESHUR NË STINË
Në vjeshtë pemët zhvishen.
Shkundin gjethet, mbeten lakuriq,
si një burrë dhe një grua
Nuk e di,
nëse kanë ftohtë, turp apo frikë
para dimrit të egër e nevrik?
Ne u zhveshëm në verë,
atëherë
kur vapa çlironte trupave lakuriq,
avuj të nxehtë.
Kishim etje si unë, edhe ti.
U ndalëm në burimet e njëri-tjetrit,
ngjitëm buzët dhe pimë deri në çmenduri.
Po s’u mjaftuam me aq.
Etja u ndez më shumë.
Trupat tanë zunë të dridhen,
përplasëm fort gurstrallin me eshkën.
U ndezëm, flakë morëm, u poqëm …